Buxheti i Irlandes per 2011-shkurtime te sherbimeve sociale taksa me te larta
Qeveria e Irlandes beri publike buxhetit e vitit 2011 qe bene thirrje per shkurtime te medha te sherbimeve sociale dhe taksa me te larta.
Sot ministri i financave Brian Leinhan i dorezoi buxhetin parlamentit irlandez pjese e nje plani kater vjecar per shkurtimin e deficitit te Irlandes duke respektuar kushtet e ndihmes financiare nderkombetare prej 90 milione dollaresh per te cilen u ra dakort kohet e fundit.
Por ministri Leinhan pohoi se vendi me nje popullesi prej 45 milione banoresh perballet me kohe te veshtira dhe traumatike si rezultat i krizes fiskale qe ka lene vendin me deficitin me te larte ne Evrope qe nga Lufta e Dyte Boterore.
Shkurtimet e shpenzimeve qeveritare me vlere prej 6 miliarde dollaresh do te rezultojne ne uljen e pagesave te ndihmes sociale dhe reduktimin e pagava minimale. Pervec kesaj afersisht 22 milione punetore irlandeze te cilet tani nuk paguajne taksa ne te ardhurat e tyre do te duhet ti paguajne ato mase e cila do te siguroi rreth 2 miliarde dollare per qeverine e perfshire nga borxhet.