Surroi Perparesi per qeverine e ardhshme normalizimi i marredhenieve me BE NATO dhe Serbine
Kosova ndodhet perpara dy momentesh te rendesishme ne ditet dhe javet qe pasojne. Me 12 dhjetor zhvillohen zgjedhjet e para qe pas shpalljes se pavaresise dhe menjehere pas tyre pas formimit te qeverise pritet te filloje dialogu me Beogradin. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes publicisti Veton Surroi tha se zjedhjet e 12 dhjetorit do te sjellin nje opozite te forte ne Kosove madje ai pershendeti mobilizimin e partive politike gjate fushates elektorale. Zoti Surroi parashikon nje krize financiare ne Kosove per shkak te investimeve te teperuara prandaj ai tha se detyre kryesore e qeverise se pas zgjedhjeve duhet te jete balancimi i buxhetit dhe krijimi i kushteve per investime me synimin kryesor krijimin e vendeve te punes pra per te luftuar papunesine e larte ne vend. Zoti Surroi tha se ne bisedimet me Beogradin Kosova duhet te kete tre perparesi Se pari eshte vendosja e normalitetit ligjor ne territorin e vendit perfshire edhe Veriun. Se dyti normalizimi i marredhenieve me Beogradin edhe ne kushtet kur nuk ekziston njohja e ndersjelle dhe se treti normalizimi i marredhenieve te Kosoves me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.