E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i Maqedonisë, shqiptarët të diskriminuar

Duke u nisur nga ky parim, Maqedonia është duke diskriminuar shqiptarët përgjatë gjithë 18 viteve të fundit. Këto dukuri i ka sqaruar më së miri profesori i njohur i ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti. Ai ka sqaruar se cila është pjesa e shqiptarëve nga buxheti që mbushet me paratë e të gjithë qytetarëve, si erdhi deri te privatizimi i pronave publike dhe zhvillimin ekonomik në vitin 2010. Mund të na bëni një krahasim mes buxhetit të viti 2009 dhe atij të vitit 2010 duke u ndalur në veçanti në pjesën që u takon shqiptarëve?Bexheti: Buxheti si plan financiar përbëhet në bazë të disa parametrave të paracaktuar, të cilët kryesisht janë parashikimet për zhvillimet në bruto produktin vendor (BPV), inflacionin, tendencat e ndryshme, niveli i punësimit, sektori i jashtëm etj., por bazike është rritja e BPV-së dhe deficitit për pasojën e inflacionit. Në këto parametra kur krahasojmë dallimin mes 2009 dhe 2010, viti që vjen është më afër reales për shumë arsye. Ne ballafaqohemi me realitetin e impaktit të krizës ekonomike, sepse kemi planifikim për një rritje ekonomike 2 për qind dhe një normë inflacioni 2 për qind  dhe mbi bazë të këtyre parashikimeve është ndërtuar buxheti.Dallimi i buxhetit ka një korrigjim diskutabil nga aspekti i pjesës së të ardhurave, veçanërisht në pjesën e të ardhurave dominuese që janë nga tatimet në konsum, pra nga TVSH-ja dhe akciza parashihet një rritje prej 5.7 për qind dhe 4.7 për qind dhe që është  një rritje e projektuar shumë optimiste në krahasim me atë që mund të ndodh. Viti 2009 kishte krizë globale ekonomike. Ky buxhet aktual i Maqedonisë, a do ta zbusë ndikimin e kësaj krize edhe në Maqedoni?Bexheti: Ne paralajmëruam edhe vitin e kaluar, se realisht Maqedonia do të goditet shumë nga impakti i krizës ekonomike edhe atë jo në sektorin financiar por në sektorin real. Parashikimet tona ishin historike-reale duke e njohur strukturën e ekonomisë së vendit jo vetëm se ekonomia e Maqedonisë është shumë e hapur, por për arsye shumë të njohura të strukturës ekonomike. Nuk është reale të pritni se kriza do të na anashkalojë neve. Kishte deklarata se kriza mund të jetë shans për ne, për ta kthyer disavantazhin në avantazh. Lëre që ishin deklarata jooptimiste, por aventureske. Ata nuk e njohin strukturën e ekonomisë. Më shumë se 1/3 e eksportit të Maqedonisë varet nga industria e çelikut. Si mund të thuhet se realisht nuk do të na godet neve kjo krizë kur dihet se në këtë industri tendenca është shumë rënëse, pasi kishte kolaps në industrinë automobilistike apo aktiviteteve të ndërtimtarisë etj. Fatkeqësisht kemi një varshmëri shumë të madhe nga importi, kurse në anën tjetër nuk arritëm të ruajmë kapacitetin e përfaqësive eksportuese duke qenë konkurrent në eksport me përjashtim të konjekturave në çmimet e Bursës. Sa herë që çmimi i metaleve me ngjyra do të rritet në bursë, kapacitete tona mund të punojnë. Sa herë që do të rritet çmimi i bakrit do të punoj Buçim, sa herë që do të rritet fenorikeli do të punoj SCMN, sepse ata nuk janë konkurrent në çmimet ulëse, pasi kanë kosto shumë të larta. Maqedonia ka  varshmëri nga tendencat e tregut të jashtëm. Këtu është sfida e ekonomisë apo politikbërësve ekonomik në Maqedoni. A mund të bëjnë politika si ta ndryshojnë këtë strukturë ekonomike që nuk është aq lehtë, pra nuk është proces që behet për 3 muaj. Këtyre u duhet 60 vjet ta ndërrojnë mentalitetin ekonomik. Shqiptarët janë ata që konsumojnë dhe e mbushin buxhetin. Sa përfitojnë ata nga ky buxhet?Bexheti: Realisht ne po deshëm t’i masim rritjet relative ne do të shohim se kemi ngecje. Merreni sektorin e shëndetësisë, kulturës, mbrojtjes sociale apo komponentëve deri te aktivitete sportive etj. dhe shikoni çfarë strukture konsumi kanë pjesëmarrësit shqiptarë në këtë drejtim. Pa shikuar aspektin mikro-struktural se në çfarë shkollash mësojnë fëmijët shqiptarë. Shihni në mes të Pollogut çfarë ndodhë, ende klasat i kemi me 45 nxënës në kushte ku aty nuk vihet tavani mbi kokë, kurse në anën tjetër keni 25 nxënës të ulur më kompjuter para vete. Kjo është një krahasim midis natës dhe ditës. Pse këto gjëra ne nuk i shohim. Duhet të ndërtohet një repart akusherie në Çair për 10 vite, një shkollë e ZLM për 15 vite etj. Shqiptarët janë akoma mbushësit më të mëdhenj të buxhetit sepse struktura e buxhetit është e tillë që paguan konsumatori dhe shqiptari është konsumator dhe jo realizues i të ardhurave. Shqiptarët i ke shumë pak në marrëdhënie pune, qoftë sektor publik ose diku tjetër. Shqiptarë nuk i ke në marrëdhënie pune që ata të paguajnë tatim në të ardhura, sepse ata janë konsumator. Të ardhurat i bëjnë në Gjermani, Zvicër, Itali etj., kurse konsumin e bëjnë në Maqedoni. Ko strukturë nuk është e rastit, po ta krahasojmë në lidhje me kontributin tonë sa ne japim hise dhe sa marrim, dallimi është jashtëzakonisht i madh. Ku shkojnë pra paratë e buxhetit?Bexheti: Merreni po deshët arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Në secilin këto nivele nga një krahasim të ngjashëm e do të shihni ku shkojnë paratë. Një komunë rurale e shqiptarëve të Tearcës, Bogovinën krahasojeni me Dellçevën apo një komunë tjetër që kanë gjithsej 2-3 mijë banorë. Çfarë mirëqenie kanë ato dhe çfarë ka komuna e Bogovinës. Të shohim shpërndarjen me decentralizimin qe bëhet tani për Tetovë dhe krahasoni me Manastirin ose me Shtipin. Merreni universitetin e Tetovës dhe Goce Delcevit në Shtip. Disa herë i kemi shkruar këto gjëra, por askujt si bënë përshtypje.   Në përgjithësi pa ekzagjeruar ne jemi absolut inferior nga aspekti fiskal, strukturor e shpenzimeve publike etj. Tetë vite pas Marrëveshjes së Ohrit statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së nuk është zgjedhur. A ka të holla për këtë kategori?Bexheti: Kjo kërkesë është një pik uji në oqeanin tonë. Duhet t’i trajtojmë 150 familje. Pra merrni një llogaritje të thjeshtë se edhe vet subjekti shqiptar i ka ra pishman se e din që nuk ka shans të behet zgjidhje sistemore dhe tani kërkon brenda pakos së ndihmave sociale, por edhe kjo s’bëhet. Pra për t’i futur në ndihma sociale duhet të sistemosh një infrastrukturë sociale për këtë kategori njerëzish. Ai nuk mund të jetë invalid i thjeshtë pasi duhet të ketë 15 vjet marrëdhënie pune që të mund të merr pension invalidor dhe kjo punë s’bëhet se është individuale. Është pa përgjegjësi të thuhet se nga 360 milion euro të mos mund të ndahen 1 milionë euro në vit. Kjo tregon pa interes për çështjen më sensitive se me këtë nënçmoni sakrificat e atyre njerëzve. Ka fëmijë jetim që rriten dhe në të gjithë shqiptarët i trajtojmë ato si interes ditor. Kur është bërë një debat për këtë kategori duhet të dëshmosh interes dhe nuk është problemi i kostos materiale por problemi i pa përgjegjësisë.Si do ta sqaroni ndarjen e parave për kulturë?Bexheti: Nuk ka strategji për prioritet gjatë ndarjes së buxheti. Kemi vullneti politik, por s’kemi para është vetëm demagogji. Unë mendoj se ky është keqpërdorimit i padukshëm i parave, pasi janë gjimnastikat fiskale që asnjë revizor nuk mund t’i gjej nesër sa kanë kushtuar ato gërmime. Nëse Maqedonia futet në BE, a do të ketë kontroll prej BE-së. Bexheti: Fatkeqësisht në sistemin e strukturës fiskale nuk ka ndonjë mekanizëm monitoringu shumë aktiv. Të vetmen gjë që do të funksionojë do të jetë harmonizimi i parametrave fiskal p.sh. siç është borxhi i jashtëm publik. FMN-ja nuk ka ndonjë ingerencë sepse është autoriteti fiskal shumëpalësh që është buxheti i BE-së dhe BE-ja nuk e ka këtë komponentë ta monitoron buxhetin nacional. I vetmi institucion që e monitoron buxhetin nacional është FMN-ja. Ne paguajmë dhe marrim para me hua me kosto trefish më të lartë siç e paguajmë 9.2 për qind, por duke marrë prej qytetarëve, prej firmave, qeveria shpenzon para me kosto me çmim 9.2 %, Serbia mori gjysmë miliard nga FMN, por tani do të punëson 15 mijë punëtor. Në kushtet tona i vetmi faktor që bënte monitorin aktiv ishte FMN-ja dhe ne nuk bëjmë aranzhman me të vetmin qëllim mos të na përzihet se si i ndajmë paratë në buxhet.Infrastruktura në pjesën veriperëndimore dhe në pjesën ku lidhen shqiptarët duket e pa prekur nga investitorë...Bexheti: Merrni krahasoni periudhën 10 vjeçare dmth nga 1999 kur janë bërë investimet e fundit në rrugën Tetovë-Shkup u realizua në vitin 2000, por paratë janë marrë në vitin 1997. Prej atëherë deri më sot 10 vite ka asnjë investim tjetër nuk është bërë në pjesën veri perëndimore prandaj edhe niveli i infrastrukturës ka mbetur askund. Tani ka ardhur koha ku të gjitha investimet po bëhen në pjesë tjetër të Maqedonisë dhe ka ardhur koha këtë pjesë ta japin me koncesion. Po ta shihni shpalljen e tenderit koncesionit që ishte në Financial Times para dy muaj do të shihni që investimi i koncesionit prej 35 viteve të fillojë në afat prej 7 vitesh. Kush garanton se do të kryhet në atë afat.Sa shqiptarët arritën të përfitojnë prej pronës publike e cila u privatizua?Bexheti: Aty fillon problemi i diferencimit ekonomik shqiptarëve. Pra çështja e privatizimit etnik. Aksionet ju ndaheshin punëtorëve që ishin brenda dhe duke qenë se shqiptarët s’janë pjesë e klasës punëtore, nuk morën hisen e vet sepse kapitali u krijua me taksa pagesë. Një Teteks në mes Tetovës në vitin 1989 kishte 8500 punëtorë, prej tyre ka pasur vetëm 1200 punëtorë shqiptarë në një popullatë 90% shqiptarësh. Ja sa shqiptarët u diskriminuan ekonomikisht. Çështja e dytë që ka qenë dështim ka qenë çështja e centralizimit brenda nate të komunave apo centralizmit të pushtetit për 3 komuna aso kohe Tetovë, Gostivar dhe Dibër. Brenda nate në vitin 1992 u bë centralizimi dhe u morr e tërë ingerenca në pushtetin qendror prapë mbetëm pa para. Këto janë dy çështje sistemore që edhe pala maqedonase pajtohet me këtë. E vetmja fatmirësi në këtë fatkeqësi ka qenë që shqiptarët të lënë kështu këtë gjendje dhe të ja mësyn botës dhe normalisht t’i përfitojnë benefitet dhe sakrificat e kuvetit që i kanë pasur. /lajmi/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›