Buxheti i Obamas parashikon 3.6 miliardë USD shpenzime
Uashington - Presidenti amerikan Barack Obama paraqet para Kongresit propozim buxhetin, i pari që kur morri drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Buxheti parashikon shpenzime të përgjithshme prej 3 606 miliardë dollarësh për vitin 2010, kundrejt 3 724 miliardë dollarë gjatë vitit të mëparshëm, mësohet nga shifra zyrtare të publikuara sot. Për vitin buxhetor 2010, që në Shtetet e Bashkuara fillon më 1 tetor, ky projektbuxhet mbështetet në një defiçit prej 1, 171 miliardë dollarë në vitin 2010, kundrejt 1, 750 miliardë në vitin 2009.
Buxheti i Obamas është dëshmi e dallimeve të mëdha mes politikave të presidentit aktual dhe paraardhësit të tij George Bush. Buxheti është dhe një tregues i përpjekjeve të Obamas për të përmbushur premtimet zgjedhore.