Maliki: Nuk shqetësohemi nëse SHBA tërhiqet
Bagdad -Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki deklaroi sot se vendi i tij nuk ishte i shqetësuar në rast tërheqjeje të amerikanëve, në prag të njoftimit të pritshëm nga presidenti amerikan Barak Obama lidhur me kushtet e një tërheqjeje të tillë."Kemi besim tek forcat tona të armatosura dhe tek shërbimet tona të sigurisë për të mbrojtur vendin dhe për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin", deklaroi Maliki gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin kuvajtian, sheikun, Mohamed al-Salem al-Sabah, i cili ndodhet për vizitë në Bagdad.
"Nuk jemi të shqetësuar për Irakun nëse trupat amerikane tërhiqen", shtoi ai në një komunikatë të publikuar nga kabineti i tij.
"Nuk jemi të shqetësuar për Irakun nëse trupat amerikane tërhiqen", shtoi ai në një komunikatë të publikuar nga kabineti i tij.