E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të plagosurit e avionit kthehen në Turqi

Stamboll - Një grup prej 7 personash përfshi dhe ekuipazhin e aeroplanit të Linjës Ajrore Turke THY që u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Shipol të Amsterdamit, u soll në Stamboll. Aeroplani që transportonte disa nga pjesëtarët e aeroplanit të rrëzuar zbriti në Aeroportin Ataturk në Stamboll në orën 16.20 të ditës së djeshme. Ndërkohë, autoritetet turke shprehen se një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Avioni turk i linjës Turkish Airlines ram bi aeroportin e Amsterdamit dy ditë më parë ku humbën jetën 9 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›