Përcillet në banesën e fundit shefi i komisariatit të Përmetit
15/12/2011 Gjirokastër, kryhen homazhet për 2 oficerët që vdiqën në aksident automobilistik
Marrin pjesë drejtues vendorë dhe të policisë shqiptare: Respekt për punën e tyre
GJIROKASTËR - Drejtues të lartë të policisë së qarkut, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe banorë të qytetit të Gjirokastrës, kanë kryer të mërkurën homazhe pranë trupit të pajetë të shefit të komisariatit të Përmetit, Nuri Kërçani, i cili dy ditë më parë humbi jetën aksidentalisht së bashku me oficerin e krimeve, Petrit Lata, teksa ishin duke u kthyer nga shërbimi.
Të parët që kanë nderuar shefin e komisariatit, ishin nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rasim Borici, drejtori i policisë së qarkut të Gjirokastrës, Emri Vata, prefektja Mimoza Como, kryetari i bashkisë, Flamur Bime, si dhe drejtues të forcave të ndryshme politike.
Rasim Borici, nëndrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka vlerësuar figurën e shefit të komisariatit të Përmetit, duke u shprehur se Nuri Kërçani u nda nga jeta aksidentalisht, teksa po kthehesh nga shërbimi. Pjesëmarrja e banorëve për të nderuar kryepolicin e Përmetit, tregon se policia tashmë është një institucion i vlerësuar nga komunitetit”. Dy ditë më parë, dy drejtuesit e lartë të komisariatit të Përmetit, u aksidentuan për vdekje në rrugën dytësore Këlcyrë-Përmet, pranë vendit të quajtura “Ura e Veroniqit”. Në këtë aksident humbi jetën Nuri Kërçani, shef i komisariatit të Përmetit, si dhe drejtuesi i automjetit Petrit Lata, 43 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialistë i hetimit dhe krimit. T. Skuqi