Rritja e çmimit të ujit, ERU: Më parë do shikojmë shërbimin
Duke filluar nga janari, me shumë mundësi qytetarët dhe biznesi shqiptar do të paguajnë më shtrenjtë për ujin e pijshëm. Sipas Entit Rregullator të Ujit, vendimi zyrtar do të merret më 24 dhjetor, ndërkohë që kjo është faza në të cilën po inspektohen shoqëritë e ujësjellës kandalizime në të gjithë vendin. Ajo që thekson Avni Dervishaj, drejtori i ERU-se është se përpra se shoqëritë e ujësjellësve që kërkojnë rritje të çmimit të ujit, duhet ti kenë siguruar qytetarve ujë cilësor, në të kundërt kërkesa e tyre, edhe në rastin e UKT nuk do të merret parasysh.
Sipas një raporti të paraqitur nga ERU dhe 50 shoqëritëe ujësjellësve që operojnë në vend, shfaqen probleme në sistemin e kanalizimeve. Për këtë ERU ka kërkuar një kontratë model midis shoqërive dhe konsumatorëve. Kjo marrëveshje kërkon që të gjithë qytarët do të plotësojnë një anketë se në çkushte bëhet furnizimi me ujë i shtëpive të tyre.
Sipas ekspertëve nëse nuk ka subvencione nga qeveria qëndrore qytetarët nuk do të kenë në cezmat e tyre ujë të pijshëm.