E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i bashkisë, i destinuar të përfundojë në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij

Këshilltarët demokratë shtyjnë miratimin e draftit


Këshilli Bashkiak shtyn miratimin e buxhetit të bashkisë së Tiranës, për vitin 2010-ë. Shkak është bërë mungesa e theksuar e dokumentacionit të buxhetit dhe fondeve pa destinacion, të cilat dyshohet se mund të bien pre e abuzimeve nga ana e administratës së bashkisë. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe ata të LSI-së në këshill kërkuan shpjegime për pikat kryesor të buxhetit dhe referenca të qarta, për çdo fond, që do të përdoret për investime infrastrukturore si në rrugë, ndërtime shkollash, kopshtesh, hapësirash të gjelbra etj,. Këshilltarët e Partisë Demokratike që në krye të fjalës së tyre kundërshtuan draftin e propozuar nga Bashkia, ndërkohë që kryebashkiaku Edi Rama nuk u duk në mbledhje, që të bënte mbrojtjen e buxhetit dhe referencat përkatëse të paketës së propozuar kohë më parë nga vetë ai. Kreu i këshilltarëve të PD, Ferdinand Poni, u shpreh se dokumenti i buxhetit nuk është i besueshëm, për shkak të shifrave kontradiktore dhe mungesës së transparencës. Poni u shpreh se në këto kushte mbetet e hapur çdo mundësi që fondet e parashikuara në buxhet të përdundojnë në xhepat e administratorëve të bashkisë. “Bashkia të japë listën për çdo kopsht dhe çerdhe, shkolla dhe rrugë. Nuk mund të diskutojmë buxhetin me mungesë të theksuar dokumentacioni. Ky buxhet nuk është i besueshëm, këtu kemi të bëjmë me një mungesë të theksuar dokumentacioni se çfarë parashikohet të bëhet. Këtu mungon pasqyra e taksave vendore të cilat mblidhen nga Bashkia e Tiranës. Në këtë projektbuxhet që na është paraqitur mungon baza dhe vlera për çdo taksë, bashkë me pasqyrimin e nivelit të investimeve”, u shpreh kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike, Ferdinand Poni. Në të njëjtin qëndrim u shpreh edhe këshilltari tjetër demokrat, Dhori Kule. Ai vuri në dukje se mazhoranca nuk mund të marrë një vendim, në një kohë kur drafti vjen pa informacionin e duhur dhe nuk bëhet i qartë destinaconi i të ardhurave. “Në pozicionin e mazhorancës ne nuk jemi të detyruar të marrim një vendim që na vjen pa informacionin e duhur, për të ushtruar përgjegjësitë tona. Nuk jemi të detyruar t’u nënshtrohemi atyre sugjerimeve që na kanë ardhur. Ne duhet të kemi informacion të plotë dhe të përcaktuar, destinacionin e të ardhurave, se ku do të shkojnë ato, bashkë me paketën fiskale dhe taksapaguesit. Vetëm në të këtë rast ne mund të vendosim për kalimin e buxhetit”, deklaroi përfaqësuesi i mazhorancës në këshill, Dhori Kule. Ndërkaq, Nn vijim të qëndrimit kundërshtues të anëtaërve të Këshillit Bashkiak, kreu i tij Sokol Dervishaj kërkoi depozitimin e amendamenteve në Sekretariatin ekzekutiv dhe paraqitjen e plotë të draftit në mbledhjen e ardhshme, pas një jave. Dervishaj kërkoi gjithashtu që kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama duhet të raportonte në këshill për buxhetin, pasi sipas tij Rama e ka për detyrë të raportojë njëherë në 6 muaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›