PS të ndërpresë menjëherë bojkotin, po nëpërkëmb monitorimin e ndërkombëtarëve

Deklarata e plotë e përfaqësuesit të PPE-së në asamblenë e OSBE-së
PPE dhe grupi i të njëjtit mendim në OSBE, të kryesuar nga Walburga Habsburg Douglas, deklaron shqetësimet e saj për situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve demokratike të mbajtura në qershorin e vitit 2009 dhe • I kërkon Partisë Socialiste në opozitë, të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Elektoral i Gjykatës së Apelit dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare vëzhguese; dënon bojkotin parlamentar të Partisë Socialiste në opozitë dhe kërkon përfundimin e menjëhershëm të tij. • E konsideron të papranueshme qëndrimin e partisë në opozitë për të rihapur procesin elektoral, duke krijuar kështu shqetësim në implementimin e reformave të nevojshme dhe ugjente ekonomike dhe demokratike. • I kërkon dy partive kryesore politike të fillojnë procesin e bashkëpunimit për të krijuar një konsensus të fortë dhe efikas në lidhje me reformat për BE. • Raporti përfundimtar i OSBE mbi zgjedhjet në Shqipëri i shpall ato të lira, të drejta dhe demokratike dhe konsideron të paparanueshme çdo pikëpyetje mbi këtë raport të pavarur. • Hetimi parlamentar duhet të zhvillohet në respekt të plotë ndaj Kushtetutës dhe Shtetit të së Drejtës.
...