Zyrtarja e lartë e BE për politikën e Jashtme, Ashton: Bojkoti, rruga më e zezë për të gjetur zgjidhje politike

“Opozita merr ultimatumin përfundimtar në prag të djegies së mandateve”
Zv/Presidentja e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme të BE, Catherine Ashton, shpreh qëndrimin e Brukselit, kundër bojkotit institucional të opozitës shqiptare dhe paralajmëron për masa të rrepta ndaj atyre që tentojnë të dhunojnë sistemin demokratik.
Në vijim të një vizite disa ditore në Ballkan, Ashton deklaroi nga Beogradi, se nuk mund të tolerohen tentativat antibojkot, duke e konsideruar këtë si mënyrën më të keqe të veprimtarisë së një paertie politike. Përmes një fjalimi të mbajtur djeshme me shoqërinë civile në Beograd, Ashton ka theksuar se është kundër bojkotit dhe mbështet politikën e dialogut.
“Dua të them sinqerisht se unë jam përkrahëse e fortë e dialogut politik dhe jo e bojkoteve si rrugë për të gjetur zgjidhje politike”, tha Ashton.
Gjatë vlerësimit që ka bërë për gjithë vendet e rajonit, Përfaqësuesja e Lartë Politikë e Jashtme në BE-në është ndalur dhe në hapat e bërë nga Shqipëria.
Ajo tha se Shqipëria gjatë viteve ka parë progres të rëndësishëm. Megjithatë, shtoi përfaqësuesja e lartë, vështirësitë politike aktuale po venë në rrezik progresin e mëtejshëm.
Për liberalizimin e vizave Ashton deklaroi se po punohet me qeverite e vendeve te rajonit qe nuk perfituan nga ky proces vitin e kaluar.
Bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Bosnjën për të cilët Ashton garantoi se nuk do të kenë kritere shtesë përvec atyre që parashikon udhërrëfyesi.
“Expertët e BE-së po vlerësojnë në terren përmbushjen e kushteve nga këto dy vende”, tha më tej, Ashton, zv/presidente e KE dhe njëherazi përfaqësuese e lartë për Politikën e Jashtme të BE.