E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i bujqësisë 55 milionë euro më 2012

Totali i buxhetit për Ministrinë e Bujqësisë për vitin që vjen është 6.78 miliardë lekë ose 0.49 për qind të PBB. Fondi do të përdoret për ruajtjen e situatës epizootike të vendit nëpërmjet imunizimit të bagëtive të imta në gjithë vendin nga sëmundja e brucelozës si dhe gjurmimin sëmundjes së brucelozës në gjedhe në 10% të krerëve. Gjithashtu, buxheti do të përdoret për ofrimin e shërbimeve ekonomike, të qëndrueshme dhe të besueshme të kullimit për 32 000 ha tokë bujqësore më shumë nga 30 000 ha që u sigurohen këto shërbime gjatë vitit 2011. Me këto fonde do të sigurohet mbrojtje nga përmbytjet, e përmirësuar për të mbrojtur 14 000 ha tokë bujqësorë më shumë nga 12 000 ha me mbrojtje të përmirësuar gjatë vitit 2012. Fondi 55 milionë euro do të përdoret për shërbime të sigurta dhe të qëndrueshme të kullimit, me ngritje mekanike me pompa (hidrovore) për 75 000 ha tokë bujqësore. Gjithashtu do të krijohet sistemi i informacionit mbi tokën bujqësore, integrimi në GIS në (30000 ha), dixhitalizimi i Regjistrit të Tokës Bujqësore në 50 komuna dhe bashki.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›