E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet politike rrisin Bursat

Bursat europiane u hapën në territor pozitiv sesionin e sotëm, pasi investitorët kanë shpresë se zhvillimet politike në Itali dhe në Greqi do të mbajnë të izoluar krizën europiane të borxheve sovrane. Në Greqi pritet të betohet qeveria e re dhe në Itali pritet që Senati të miratojë reformat ekonomike që kërkohen nga partnerët europianë. Të dy këto zhvillime përcaktojnë një rrugë pozitive për programet e shtrëngimit të ekonomisë në funksion të përmirësimit të financave publike. Ndikim pozitiv në treg po jep edhe suksesi i Italisë në emetimin e bonove një ditë më parë, si dhe të dhënat pozitive nga punësimi dhe nga korporatat në shtetet e bashkuara. Indeksi pan europian FTSEurofirst 300 u rrit 0.5% në 968.08 pikë. Sektori bankar është performuesi më i mirë i momentit me rritje 1.1%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›