E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faturat e energjise tashme do te jene tituj ekzekutive

Faturat e energjisë jo vetëm të CEZ me konsumatorët, por edhe të KESH-it dhe OST-së tashmë do të jenë tituj ekzekutivë, cka do të thotë se palët në rast të mospagesave të ndërsjellta, mund t’i drejtohen gjykatës. Një gjë e tillë është fiksuar në projektligjin për energjinë, të miratuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Specialistë të energjisë në ministrinë e Ekonomisë shpjeguan në komision, se për ata që i shmangen detyrimeve, secili subjekt do të ketë të drejtën t’i drejtohet gjykatës, përmbarimit dhe të marrë lekët që i takojnë.

KESH-i ka të vetmin klient që furnizon me energji vetëm CEZ-in, pra ne nuk kemi klientë të tjerë që furnizojmë më energji dhe për ne është jetike kalim i kësaj fature në titull ekzekutiv. Sipas Kooorporatës Elektroenergjetike Shqiptare bëhet fjalë për detyrime të mëdha, që mund të shkojnë rreth 7 miliardë lekë.

Ndërkaq, drejtuesit e Entit Rregullator të Energjisë kanë kërkuar rritjen e gjobës për kompanitë energjetike që shkelin ligjin. Penaliteti aktualisht është 350 mijë lekë, ndërkohë që vendet e tjera e kanë deri në 10 për qind të xhiros vjetore të kompanisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›