Buxheti i cunguar redukton numrin e trupave pjesemarrese
Edicioni i nente i Festivalit Nderkombetar te Aktrimit Apollon ka nisur ne Fier. Ceremonia e celjes e cila u zhvillua mbremjen e se shtunes ne Teatrin Bylis ka sherbyer jo vetem si nje pike takimi mes pjesemarresve por edhe lajmerimit te vecorive te festivalit te sivjetshem. Klajdi Marku nje prej organizatoreve u shpreh se kete vit do te marrin pjese shtate trupa teatrore. Juria perbehet nga tre emra te njohur te skenes shqiptare Edi Luarasi Roza Anagnosti dhe Mehmet Xhelili. Nderkaq disa kritike te teatrit prej disa ditesh gjenden ne Fier per te trajtuar tematikat e pjeseve qe do te garojne. Kritiket po ndjekin nga afer edhe performancen e trupave konkurrente. Ndryshe nga edicionet e kaluara kur aktiviteti zhvillohej ne muajin maj kete vit ka nisur me 2 tetor per shkak te problemeve te buxhetit te Bashkise se Fierit. Kriza ekonomike ka perfshire edhe festivalin e kjo eshte dukur qarte ne pjesemarrjen e ulet te trupave garuese. Kryetari i Bashkise se Fierit Bafjtar Zeqaj e ka cilesuar Festivalin Nderkombetar te Aktrimit si nje nga projektet me te spikatura afirmuar ne vite per vlera artistike qytetare argetuese. Jane shtate trupat teatrore pjese e ketij festivali. Ato jane teatri i Metropolit Tirane me pjesen Me e vertete se e verteta Teatri S-arza Sardenje Itali me pjesen Teto Birori Teatri Kombetar i Prishtines me pjesen Vdekja dhe Vasha teatri Bylis Fier me Dy duzina me trendafila Teatri i Malit te Zi dhe Maqedonise me Vladimir dhe Kozara Teatri i Pogradecit me E madhe eshte gjema e mekatit si dhe trupa e Teatrit Kombetar Tirane me pjesen Forca e Zakonit. Mbremjen e 6 tetorit do te kryhet edhe ceremonia e dhenies se cmimeve qe nuk do te jete ndryshe nga ato te nje viti me pare. E para qe e ka hapur festivalin ka qene trupa e Metropolit. Mbremja e djeshme ka vijuar nderkaq me trupen e Sardenjes me Teto Birori. Gjuha argetuese e karnavaleve eshte ne qender te vepres dhe me anen e saj behet pune rreth kujteses kujteses personale kujteses historike dhe kujteses etnike. Po dje u ngjit ne skene edhe trupa e Teatrit Kombetar te Prishtines me vepren Vdekja dhe Vasha. Pas interpretimit te cdo pjese eshte zhvilluar edhe diskutimi kritik per to praktike kjo teper normale dhe tradicionale per Festivalin Nderkombetar te Aktrimit.