E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i pare mbarekombetar Duo Pianistike

Tirane 1 tetor NOA - Sot nis takimi i pare mbarekombetar Duo Pianistike. Ne vazhdimesine e projektit Takimi Mbarekombetar i Brezave Pianiste qe nisi ne maj me Festivalin Pianisti i Ri dhe Takimet e Pianisteve per Kulture ne qershor EPTA Albania organizon Takimin Mbarekombetar Duo Pianistike.

Ky koncert qe permban ne program lojen e dy pianisteve me kater duar si gjini e muzikes se dhomes perben nje pervoje qe vjen per here te pare ne vendin tone.

Ne te do te interpretojne se bashku si pianiste te rinj ashtu dhe pianiste te vegjel te shoqeruar nga mesuesit e tyre ne vepra nga kompozitoret Sokoli Diabelli Mozhkoeski Brahms etj.

Ndonese pak e levruar si gjini te ne loja ne duo me 4 duar ne nje piano ose me dy piano kujtojme duon Anita Tartari dhe Keti Qosja para disa vjetesh ajo permban vlera te njohura per formimin muzikor te pianisteve te rinj duke u sjelle kenaqesi atyre ne cdo moshe.

Duke ndare mendimet muzikore ndjenjat e emocionet midis dy interpretuesve ajo afteson ndjeshmerine muzikore sigurine teknike si dhe sjell kenaqesine e nje bashkepunimi artistik qe shpesh provokon entuziazem midis partnereve e publikut.

Per keto vlera EPTA-Albania ka menduar qe ky koncert te perbeje preludin e nje Takimi Kombetar ne Duo Pianistike ku te perfshihen te gjitha vlerat.

Ne koncert marrin pjese nxenes pianiste te rinj si dhe mesuesit e disa shkollave te Tiranes.

Ai zhvillohet ne bashkepunim me Shkollen Kombetare Artistike Jordan Misja dhe ka te ftuar talente nga qytetet e Shkodres e Durresit si dhe plot surpriza per publikun.

m.s/mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›