E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i ri sa rriten pagat dhe pensionet

TIRAN- Permiresimi i infrastruktures rritja e pagave dhe pensioneve ndertimi i nje tjeter tuneli te kushtueshem ai i rruges Tirane-Elbasan keto jane premtimet e bera dje te cilat Kryeministri Berisha zotohet se do ti permbushe me ane te buxhetit te ri 2011.


Me nje fond total prej 408 miliarde leke te parashikuar si shpenzime 80 miliarde prej te cilave jane parashikuar per investime ne infrastrukture qeveria synon te hyje ne nje tjeter vit elektoral sic eshte zhvillimi i zgjedhjeve lokale ne muajin maj.


Sipas shifrave te ofruara buxheti pritet te kete nje deficit rreth 3.5 per qind ndersa borxhi publik brenda vitit 2011 parashikohet ne nivelin e 59 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Kjo eshte nje shifer vetem 0.5 per qind me e vogel se borxhi qe ka Shqiperia aktualisht nderkohe qe qeveria eshte zotuar per uljen e saj deri ne 54 per qind te PBB-se deri ne fund te kesaj legjislature.


Nje shifer e tille pasqyron heqjen dore nga politika per uljen e borxhit publik deri ne fund te vitit 2013. Per sa i perket deficitit buxhetor ai qendron me nje pike per qind me lart se sugjerimet e FMN-se. Qeveria ka parashikuar nje deficit prej 3.5 per qind ndersa FMN ka sugjeruar uljen e ketij treguesi deri ne 2.5 per qind ne menyre qe te parandalohet rritja e borxhit publik.


Gjate fjales se tij prezantuese Kryeministri Berisha ceku te gjithe sektoret e ekonomise duke parashtruar edhe investimet e parashikuara ne secilin prej tyre si dhe reformat qe duhen kryer. Jane parashikuar te shpenzohen rreth 80 miliarde leke per investime. Rruget do te marrin pjesen me te madhe te fondeve per rreth 50 miliarde leke.


Nder to me me shume perparesi do te trajtohet rruga Tirane-Elbasan dhe kryesisht tuneli qe parashikohet te ndertohet duke marre pjesen me te madhe te fondeve qe jane parashikuar per ndertimin e rrugeve.


Deri me tani nuk ka nje shifer paraprake ne lidhje me koston pasi procedurat e tenderit pritet te hapen gjate ketij muaji.
Rritja e pagave dhe pensioneve do te jete gjithashtu nje perparesi e buxhetit te ri. Rritja e pensioneve ne fshat pritet te jete rreth 10 per qind ato ne qytet pese deri ne shtate per qind ndersa paga e administrates nga pese deri ne 10 per qind.


Ky eshte nje deklarim paraprak pasi Ministri i Financave Ridvan Bode theksoi dje gjate konferences se perbashket per shtyp me kreun e FMN-se per Shqiperine Geruin Bell dhe Guvernatorin Fullani rritjen e pagave dhe pensioneve ne raport me treguesit e inflacionit.


Nje risi per buxhetin 2011 do te jete orientimi i fondeve per pushtetin lokal. Qeveria parashikon kufizimin e shpenzimeve te pushtetit lokal per shpenzime administrative te cilat do te jene deri ne 18 per qind te totalit te granteve nga buxheti i shtetit ndersa pjesa tjeter duhet te perdoret per investime.


Edhe pse ka permendur te gjithe sektoret qe do te shihen me perparesi ne buxhetin 2011 kreu i qeverise nuk ka bere publik asnje te dhene ne lidhje me fondet e parashikuara per demshperblimin e te perndjekurve politik apo kompensimin e pronareve.


Shifrat e parashtruara nga qeveria per buxhetin nuk jane perfundimtare pasi nje pjese e tyre behet fjale per zerat dytesore dhe tretesore te buxhetit mund te ndryshohen gjate diskutimit te projektbuxhetit ne Komisionet Parlamentare ne te cilat shqyrtohen edhe kerkesat dhe pretendimet e institucioneve.

50 Miliarde leke eshte shuma qe parashikohet te shpenzohet per ndertimin e rrugeve ku pjesen me te madhe pritet te thithe tuneli i rruges Tirane-Elbasan


Rruget


Perqendrim total dhe perparesi absolute eshte tuneli Tirane-Elbasan tunel i Boshtit te Jugut dhe i Korridorit te 8-te. Do te ecet drejt Boshtit te Jugut drejt Beratit si segmenti i dyte i rendesishem pas tunelit po ashtu drejt Vlores Tepelenes Konispol-Sarande rruga e Arbrit perparesi tjeter madhore do te tenderohet tuneli i Bulqizes dhe sapo te finalizohet projekti edhe tuneli i Qafe Murrizit.


Rritja e pagave dhe pensioneve


Do te rriten pensionet ne fshat me 10 per qind ne qytet me 5-7 per qind do te rriten pagat e administrates sipas kategorive nga 5 deri ne 10 per qind.

Interneti


Qeveria ka premtuar nje projekt kombetar per internetin ne saje te te cilit familjet shqiptare do te mund te kene gjate viteve qe vijne por brenda ketij mandati internet me bande super te gjere 100 mega bite.


Drejtesia


Qeveria ka premtuar se do te ndertohen institucione te reja te vuajtjes se denimit ne menyre qe kushtet per ata qe vuajne denimin te jene gjithnje e me normale.


Buxheti i pushtetit vendor


Buxheti percakton se thesari do te levroje per paga sigurime shoqerore dhe personel gjithsej 18 per qind te grantit ndersa 82 per qind e tij do te shkoje per qytetarin per rruge kanalizime kopshte shkolla dhe transport publik.


Ministri i Financave pohoi se rritja e pagave dhe pensioneve do te bazohet tek inflacioni
Rritja e pagave Bode kundershton Berishen

Parashikimi per rritjen e pagave dhe pensioneve eshte nje nga dhenat te cilat qytetareve iu intereson me shume kur flitet per buxhetin por nese Kryeministri parashikon nje rritje te ngjashme me ate te ketij viti nuk mendon keshtu Ministri i Financave. Gjate parashtrimit te treguesve te buxhetit kreu i qeverise lajmeroi per nje rritje te pagave nga pese deri ne 10 per qind ndersa rritje pese deri ne shtate per qind te pensioneve te qytetit dhe 10 per qind te pensioneve te fshatit.


Nderkohe vetem pak minuta para se te zhvillohej mbledhja e qeverise gjate konferences se perbashket me kreun e FMN-se per Shqiperine dhe Guverntorin Fullani ministri paralajmeroi per nje rritje me te moderuar te pagave dhe pensioneve. I pyetur ne lidhje me kete shefi i Financave permendi si faktor te rendesishem qe do te ndikoje ne masen e rritjes ecurine e treguesve te inflacionit.


E rendesishme eshte qe rritja e pagave dhe pensioneve sigurisht do te marre ne konsiderate zhvillimet ne cmimet e produkteve inflacionin e mallrave si dhe nevojen per te bere nje permiresim edhe nga pikepamja strukturore e pagave dhe pensioneve.


Shifrat jane ato qe ne kemi deklaruar pak a shume me heret une mendoj qe do jete nje politike me e matur - tha Bode.
Nese do te jete keshtu ku pagat dhe pensionet te rriten sipas treguesve te inflacionit atehere nuk kemi realisht nje rritje te tyre por indeksim.


Shqiperia ka mesatarisht nje inflacion rreth tre per qind. Nisur nga kjo politikat e pagave dhe pensioneve pergjate vitit te ardhshem do te perqendrohet me shume ne indeksimin e tyre ne nivelin e inflacionit se sa ne rritjen e metejshme.

Buxheti 2011


Kompensimi i pronareve dhe demshperblimi i te perndjekurve politike nuk perfshihet ne prioritetet e buxhetit te vitit 2011. Nuk jepet asnje e dhene per fondet e parashikuara per keto shtresa


Investimet pritet te perqendrohen ne ndertimin e tunelit te rruges Tirane-Elbasan ashtu sic u be edhe me segmentin Rreshen-Kalimash


Berisha dhe Bode kane qendrime te ndryshme per rritjen e pagave dhe pensioneve. Kryeministri premton rritje 5 deri 10 per qind ndersa shefi i Financave preferon nje rritje bazuar mbi inflacionin


Deficiti buxhetor eshte nje pike per qindje me i larte se sugjerimet e FMN-se. Per te ulur me tej borxhin publik ky institucion kishte sugjeruar nje deficit 2.5 ndersa qeveria parashikon te shkoje deri ne 3.5


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›