E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE nuk do te rrise cmimin e energjise

03/11/2010Kreu i rregullatorit Bujar Nepravishta thekson se cmimi nuk do te ndryshoje

Vendoset pas seances publike me grupet e interesit me 19 nentor

Enti Rregullator i Energjise pritet te mbaje te pandryshuar cmimin e energjise elektrike edhe pse kompania private CEZ Shperndarje por edhe KESH-i dhe OST-ja kane kerkuar rritje edhe per vitin 2011. Sipas kreut te ERE-s pritet te mos kete rritje te cmimit te energjise pasi rregullatori eshte i vendosur te mos ndryshoje cmimin e vendosur ne fund te vitit 2009. Gjithsesi vendimi perfundimtar do te merret pas dates 19 nentor kur eshte vendosur te kete nje seance degjimore te hapur me grupet e interesit. ERE si i vetmi institucion vendimmarres per cmimet dhe tarifat e energjise elektrike asnjehere nuk ka deklaruar se gjate vitit 2011 do te kete rritje te cmimeve te energjise elektrike. ERE si nje institucion i pavarur e siguron konsumatorin se do te vleresoje me objektivitet me transparence dhe me profesionalizem te larte cdo aplikim per cmime dhe tarifa duke mbrojtur me konsekuence konsumatorin nga cdo abuzim qe mund te synohet nga pozicioni monopol i furnizimit me energji elektrike theksojne zyrtare te ERE-s. Prej disa vitesh me radhe konsumatoret po perballen me rritje te vazhdueshme te cmimit te energjise. Kjo per shkak te strategjise se perafrimit te kostove me tarifat. Cmimi mesatar i energjise elektrike eshte aktualisht 9.53 leke per kilovat ore ose 2.8 here me i larte nga sa ishte ne vitin 2000. Enti Rregullator i Energjise vendosi ne mes te muajit dhjetor 2009 te rrise me 13 per qind tarifat e cmimit te energjise elektrike pavaresisht se kjo rritje ishte rreth 10 per qind me pak nga sa kishte kerkuar OSSH-ja.

Argumenti

CEZ kerkon nje rritje te cmimit prej jo me pak se 15 per qind duke argumentuar se ne Shqiperi cmimi i energjise eshte shume i ulet dhe per me teper ne te gjitha tregjet evropiane cmimet jane ne rritje. CEZ ka humbje teknike rreth 16 per qind dhe duhet te beje investime kolosale ne rrjet per permiresimin e riparimin e linjave defektoze. Qellimi i CEZ eshte te coje ne 4 per qind nivelin e humbjeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›