E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN Qeveria kujdes me buxhetin 2011

03/11/2010Borxhi ne nivel kritik

FMN-ja i kujton qeverise ne prag te miratimit te projektbuxhetit te 2011-s se borxhi publik mbetet nje pike e dobet. Shefi i misionit te FMN-se Gervin Bell tha se borxhi ka arritur ne nje pike kritike ndaj qeveria duhet te ule deficitin fiskal ne vitin 2011 ne 2.5 per qind te PBB-se. Une do ta konsideroja buxhetin 2011 nje ushtrim serioz pasi Shqiperia ka nje borxh te larte publik. Ajo u ka premtuar investitoreve nderkombetare se do ta ule ate ne 54 per qind te PBB-se deri ne vitin 2014 dhe kjo duhet bere vit pas viti. Nderkohe mendoj se deficiti fiskal duhet te ulet 2.5 per qind te PBB-se. Zgjedhjet lokale mbahen pothuajse ne fillim te vitit dhe ky fakt kerkon qe shpenzimet te jene nen kontroll tha Bell. Pas daljes ne tregjet financiare Shqiperia eshte akoma me e monitoruar. Tani qe keni marre eurobondin Shqiperia ka nje tjeter audience per politikat e saj fiskale. Sa me shume te rritet deficiti fiskal aq me shume do te rriten kostot e eurobondit ndaj qeveria eshte e monitoruar nga tregjet e huaja theksoi Bell. FMN-ja ka parashikuar se rritja ekonomike per 2010-n do te jete ne nivelin 3 per qind. Ndersa me 2011-n parashikimi eshte 3.5 per qind. Sipas Bellit eksportet po rriten po ashtu edhe prodhimi vendas po risk mbetet zhvillimi i ambientit te jashtem.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›