Buxheti i rrugëve, ja 26 akset që financohen
Buxheti në favor të infrastrukturës rrugore për vitin që vjen është parashikuar të jetë vetëm 12 miliardë lekë ose rreth 55.2% të totalit të investimeve publike. Në projektbuxhetin 2012 parashikohet që 32.7% e investimeve publike për këtë ministri të jenë investime me financim të brendshëm. Kështu me këto fonde parashikohet ndërtimi dhe rehabilitimi i 80 km rrugë të rrjetit kombëtar, e vlefshme me 2.2% të rrjetit total, sipas standardeve të projektimit. Sistemim asfaltim dhe riveshje e 27 kilometrave rrugë të rrjetit kombëtar, e vlefshme me 0.7% te rrjetit total. Gjithashtu parashikohet përmirësimi i gjendjes së infrastrukturës hekurudhore nëpërmjet zëvendësimit të traversave në 0.3 km linjë, ndërrimit të çakullit në 1.5 km linjë, ndërrimit të traversave në 78 copë ndërruese dhe realizimit të punimeve mbrojtëse të linjës hekurudhore nga rrëshqitjet në katër zona problematike. Pjesën më të madhe të financimeve do t’i marrin segementet që janë në proces ndërtimi, të tilla si Unaza veriore Korçë, me 25 833 milionë lekë financim për 2012-ën, disa vepra në autostradën e re Kukës-Morinë me 147,527, Rruga e Arbrit me 272 000 milionë lekë, rruga Milot - F. Krujë 654 000 milionë lekë, Lushnjë-Berat me 40 146 milionë lekë, By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë do të financohet me 350,110 dhe rruga e Valbonës me më shumë se 135 milionë lekë.
Ndërtim rrugësh fondi
Unaza veriore Korçë 25,833
Kukës-Morinë 147,527
Rruga e Arbrit 272,000
Rruga Kardhiq-Delvinë 80,300
Rruga Milot - F. Krujë 654,000
Lushnjë - Berat Loti 1 40,146
Unaza Kavajë (vazhdimi) 5,127
Rruga e Divjakës (vazhdim) 18,432
Rruga Kanali i Cukës-Butrint 74,000
Rruga e Valbonës 135,438
Vidhas-Kombinati Metalurgjik 3,157
Superstrada Tirane-Vore krahu i Majtë 53,545
Ndërtim rruga e Porto-Romanos, Durrës 35,514
By-Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë 350,110
Rikonstruksion rruga “Aleksandër Goga” 4,419
Ndërtim rruga Qukës Qaf-Plloçë 132,100
Rikonstruksion i rrugës në zonën e Ujit të Ftohtë Vlorë 10,000
Rikonstruksion rrugës Institut Bulcesh Kamëz 10,853
Nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë 20,000
Rikonstruksion segmenti rrugor Kodër-Kamëz Tapizë 25,084
Rikonstruksion rruge ekzistuese Qafë Koshovicë -Cakran 8,553
Rikonstruksion i Unazës së qytetit Durrës 8,281
Ndërtim By- Perëndimor, Shkodër Loti1 65,370
Ndërtim By- Perëndimor, Shkodër Loti2 35,100
Ndërtim rruga Unaza e Re e Tiranës 281,758
(të dhënat në milionë lekë)