E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Janar-tetor, 1.3 mld euro të ardhura nga turizmi

Me mbylljen e sezonit veror për këtë vit, të ardhurat nga turizmi janë vlerësuar në rreth 1.3 miliard euro”. Këtë e ka deklaruar dje ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, i ftuar në emisionin “Elite Business” të gazetarit Elton Metaj. Ministri Bumçi u shpreh se është dyfishuar numri i vizitorëve, krahasuar me një vit më parë, e shoqëruar kjo edhe me rritje të interesit për turizmin malor dhe atë kulturor. Aktualisht është ngritur një grup pune me ekspertë nga Banka e Shqipërisë, Ministria e Turizmit dhe INSTAT-i, për të matur saktësisht nivelin e të ardhurave nga sektori i turizmit. Gjatë intervistës, ministri Bumçi ka vlerësuar resurset që ofron vendi ynë dhe faktin që janë ende të paeksploruara, si arsyet kryesore të cilat do t’i japin një frymëmarrje rritjes së turizmit në Shqipëri. Për periudhën janar-tetor 2011, vendi ynë është vizituar nga rreth 2.2 milionë turistë të huaj dhe 870 mijë shqiptarë, rezidentë në vende të tjera.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›