Buxheti i shtetit, kete vit 10 milione euro per te perndjekurit
Ne buxhetin e shtetit per kete vit, Kuvendi miratoi me shumice votash nje shume prej 10 milione eurosh, si fond qe do te shkoje per demshperblimin e ish te perndjekurve politike. Fond ky qe iu shtua buxhetit te shtetit per kete vit, nga ekzekutivi per t'ju shperndare ish te denuarve politike. Me gjithe shtimin e fondit per kete kategori, vete ish te denuarit shprehen pesimiste se ai do te shperndahet sic duhet dhe ne menyre te barabarte per te gjithe ata, ashtu si percaktohet ne ligjin e miratuar nga Kuvendi.