Te perndjekurit, greve urie: Duam demshperblimin
Rozeta Rapushi
Gjashte ish te denuar politike, prej nente ditesh ndodhen ne greve urie, si rebelim kunder ligjit per demshperblimin e tyre, si dhe mos zbatimin e ligjit per hapjen e dosjeve. Ne nje ambient te improvizuar vetem pak metra larg Parlamentit, ne oborrin e Institutit per Integrimin e ish te denuarve politike, grevistet kerkojne zbatimin e kerkesave te tyre, ne te kundert nuk do te nderpresin greven e urise. Petrit Shpuza, Irak Bejko, Gjergj Ndreca, Fatmir Lamaj, Konstandin Gjerdeni dhe Lico Calaj, thane dje per gazeten "Koha Jone", se nuk do te dalin nga greva, pa u plotesuar kerkesat e tyre dhe pa u ndalur diskriminimi. Me konkretisht, grevistet kerkojne qe te zbatohet ligji dhe konventat ne fuqi ne lidhje me ta. Duke u ankuar se prej 18 vitesh, ata as nuk po demshperblehen dhe as po rehabilitohen, kerkojne qe shteti shqiptar t'ju ktheje ose kompensoje, te gjitha pasurite e konfiskuara te gjithe ish te perndjekurve politike, ne baze te ligjit 7541, te miratuar ne vitin 1991. Nga ana tjeter, gjashte grevistet ankohen edhe per mbajtjen pezull te ligjit te miratuar ne fillim te ketij viti, per hapjen e dosjeve te gjithe ish bashkepunetoreve te shtetit. Ne nje nga pikat e kerkesave te gjashte grevisteve, te denuar politike, kerkohet qe te largohen nga postet shteterore, te gjithe persekutoret e tyre. Sipas tyre, keta njerez nuk mund te rrine me ne poste te tilla si gjyqtare, prokurore apo notere. "Me kete veprim, ne sensibilizojme te gjithe popullin shqiptar, median, ambasadat etj, per shkeljet e te drejtave tona te njohura me ligj edhe nga Konventat Evropiane. Kerkojme fitimin e ketyre te drejtave dhe solidarizimin ne mbeshtetje te veprimit tone ekstrem", shprehen gjashte grevistet. Ata deklaruan se hyne ne greve dhe jane te vendosur ta vijojne ate, me pretendimin se diskriminimi i tyre vijon edhe sot e kesaj dite. Sipas tyre, ne baze te Kodit Penal, nje dite hetuesi eshte e barabarte me 1.5 dite burgim. Gje qe sipas grevisteve, nuk pasqyrohet ne ligjin per demshperblimin e ish te denuarve politike. Po keshtu sipas tyre, ligji i miratuar dhe i hyre ne fuqi, nuk le hapesire rigjykimi kur dihet se gjykimet ne diktature jane bere politike dhe pa mbrojtje, ne kundershtim me te gjitha konventat nderkombetare. Grevistet u shprehen se per kete ligj, jane ankuar edhe tek ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, por nuk gjeten asnje zgjidhje. Sipas tyre, kjo eshte edhe nje nga arsyet se pse kane hyre ne greve, te bindur se nuk gjejne dot me ndihme ne asnje vend. Grevistet premtuan se do te qendrojne deri ne fund, sa te plotesohen kerkesat e tyre dhe te mos diskriminohen me.
Kerkesat e te ngujuarve ne greve urie
Per 18 vjet rresht te perndjekurit politik nuk po rehabilitohen dhe demshperblehen, duke e konstatuar shkelje mbi dinjitetin dhe te drejtat qe mbrohen nga Konventat Evropiane e te Drejtave te Njeriut dhe Kushtetuta.
Nga ne kerkohen nje pafundesi dokumentesh, qe merren ne arkivat e shtetit per t'i dorezuar perseri ne shtet. Ky eshte nje diskriminim me ligj duke neperkembur dinjitetin tone.
Ditet e fituara me pune mbi detyrimin, te njohura si dite vuajtje denimi nga diktatura, zbriten ne menyre te paligjshme.
Ne postet kyce shteterore, punojne njerez qe bien ndesh me ligjin per pastertine e figurave. Te largohen te gjithe persekutoret tane, qe punojne ne gjykata, prokurore, notere etj.
T'ju kthehen ose kompensohen te gjithe pasurite e konfiskuara, te perndjekurve politike ne baze te ligjit 7514.
Kurt Kola: Do hynim dhe ne, po te na thonin
Kryetari i shoqates se ish te perndjekurve politike, Kurt Kola, reagoi dje ndaj greves se gjashte te denuarve politike. Duke u bashkuar me pretendimet e tyre, Kola tha se ish te perndjekurit politike vijojne te diskriminohen. "Ne si shoqate jemi shume dakord me nisma te tilla. Do te ishte mire qe nje gje e tille te ishte bere me dije me pare, per te gjithe ish te denuarit. Sepse ne do te bashkoheshim te gjithe, e do te hynim ne greve me ta", tha Kola per gazeten "Koha Jone". Sipas tij, ligji i miratuar nga Kuvendi per demshperblimin e tyre, nuk po zbatohet sic duhet, ne menyre te vecante per demshperblimin. Sipas Koles, ish te perndjekurit nuk po demshperblehen ne menyre te barabarte dhe njekohesisht sic percaktohet ne ligj, por ne menyre preferenciale. Ashtu si edhe grevistet, Kola u ankua per proceduren e gjate te dokumentacionit qe duhet dorezuar nga ish te perndjekurit politike, si dhe kthimin e tyre nga zyrat e ndryshme. Ndaj sipas tij, nese gjashte grevistet do te ishin organizuar me mire, protesta per demshperblimin e ish te denuarve politike, do te kishte marre permasa shume me te medha dhe me te gjera. Sipas kreut te shoqates, ligji i miratuar per demshperblimin e tyre, duhet te zbatohet si duhet, dhe te mos behen perjashtime ne kategorite qe perfitojne demshperblimin ne baze te tij. Njeheresh ai ka kerkuar me se njehere qe demshperblimi i ish-te perndjekurve politike te behet per te gjithe dhe jo ne menyre selektive. Sipas tij, duhej qe fondi te perpjesetohej mes te gjithe perfituesve, duke i pajisur te gjithe me ate qe shteti ka planifikuar per t'iu dhene.
Integrimi ne BE
Kryeministri