E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i vitit 2012, ndërtuesit të shqetësuar: Janë reduktuar investimet

TIRANË- Reduktimi i shpenzimeve në buxhetin 2012 ka shqetësuar firmat e ndërtimit. Ndërtuesit shprehen se kufizimi i investimeve publike përkthehet për ta në më pak fronte pune.

“Edhe sivjet që nga maji janë ndërprerë pothuajse të gjitha shpenzimet për investime publike. Buxheti i vitit 2012, e shohim që është me terma të reduktuara që në paraqitje. Pra duhet të presim që edhe gjatë zbatimit të tij të ketë firmat e veta, për shkak se situata nuk është aspak pozitive. Do të thotë që firmat të vazhdojnë, madje po bëhet gati një 5-vjecar që firmat kanë një luahatje të rëndësishme edhe në investitimet dhe punimet që ato bëjnë”,- shprehet drejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija.

Qeveria ka planifikuar të kryejë vitin e ardhshëm 396.9 miliardë lekë shpenzime, nga te cilat 69.7 miliard lekë janë parashikuar për invetsime publike, shifër 10 miliardë me e ulët se parashikimet fillestare të këtij viti.
(NEWS24/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Buxheti i vitit 2012, ndërtuesit të shqetësuar: Janë reduktuar investimet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›