E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet një italian i dënuar me burgim

 Në pranga ra shtetasi Santo Nikola Malaspina, 52-vjeç, lindur në Motobello Jonco Reggio Calabria Itali, e  banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi  u krye në afërsi të Spitalit Psikiatrik Vlorë, pasi ka qenë person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë.

Ndaj tij, Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur masën e dënimit me 6 vjet e 8 muaj burg, nga të cilat i kanë ngelur për të vuajtur edhe 14 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.  

Ngjarja ka ndodhur më datë 13.06.2006 në Kolonjë në lokalin e tij, ku për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin V. Sh. Materialet procedurale ju përcollën Komisariatit të Policisë Lushnjë për kompetencë. /Start/

                                                                                             2011-11-11 13:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›