E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembje në Bulqizë, minatori humb jetën, trupi nbetet në galeri

BULQIZË- Një minator humbi jetën brenda galerisë 66 së minierës, në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, ndërsa raportohet se viktima është 55-vjeçari Fetah Shehu, punonjës i kompanisë ACR.

Burime nga vendngjarja bënë të ditur se minatori i ndjerë kishte hyrë në galerinë e braktisur numër 66 në zonën D, ku kanë nisur shembjet, të cilat kanë vazhuar për disa orë.

Shembejt brenda galerisë kanë bërë që 55-vjecari të bllokohet brenda saj pa mundur të dalë dhe duke mos i shpëtuar vdekjes, ndërsa ka qenë tepër e vështirë nxjerrja e trupit të tij. Ndërkaq, mësohet se ka qenë një minator tjetër, i cili ka njoftuar për ngjarjen e rëndë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet.

RISHMI E GRUPI I AVARI SHPËTIMIT NË MINERË PËR TË NXJERRË TRUPIN E PAJETË
Ora 16:30 Në minierën e Bulqizës, ku sot humbi jetën fatkeqësisht minatori Fetah Shehu kanë mbërritur specialistë të RISHMN-it dhe grupit të avarisë së shpëtimit për të nxjerrrë trupin e pajetë të minatorit 55-vjecar.

Që prej paradites së sotme po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë, ndërkohë që priten edhe forca të tjera nga Peshkopia,

Korrospondenti i NEWS24, Enver Doci bën me dije se po vijojnë ende shembjet në galerinë numër 66 në zonën D të minerës së Bulqizës, ndëkohë mësohet se edhe personat që po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë të minatorit rrezikojnë jetën e tyre, pasi galeria e braktisur pritet të shembet nga momenti në moment për shkak të rrënimit të saj.

Mësohet se minatori 55-vjecar ishte punonjës i firmës ACR, por për shkak se kjo firmë ka ndërprerë punimet në minierën e Bulqizës, ai është detyruar të punonte në minierën e braktisur.
(ma.ar/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Përcarje në Sindikatën e Minatorëve, Përkoxha: Do padis Nikollën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›