Buxheti miratohet tjeter variant me rritje deficiti
Nje tjeter variant i buxhetit te shtetit per vitin 2011 ka hyre ne fuqi me 2 shtator me botimin ne Fletoren Zyrtare. Ndryshe nga i pari i publikuar me 19 gusht ku parashikonte nje total shpenzimesh per vitin qe vjen ne rreth 395 miliarde e 200 milione leke ne planin e ri te publikuar pak dite me pare planifikohet nje buxhet rreth 13 miliarde leke me i madh. Ne keto kushte duket se qeveria ka rishikuar edhe parametrat e tjere te buxhetit duke nisur nga te ardhurat qe nuk duken me ndryshime te konsiderueshme kurse deficiti peson luhatje drejt negatives me nje rritje rreth 7 miliarde leke. Nuk mesohen ende shkaqet e variantit te ri te buxhetit qe parashikon rritje borxhi per shkak te shpenzimeve te larta por shikohet se te dyja vendimet lidhen me programin buxhetor afatmesem per tre vitet e ardhshme njeri eshte dokumenti i programit kurse tjetri kuadri fiskal dhe jane marre ne te njejten dite me 28 korrik.
Duke i pare me vemendje planet afatmesme duket se jane miratuar dy skenare te rritjes ekonomike me ndryshime te dukshme. Ne variantin e pare parashikohet nje rritje ekonomike e ketij viti me 4.1 per qind dhe per 2011 me 5 per qind kurse ne te dyten Ministria e Financave planifikon nje rritje me 5.5 per qind dhe 6.5 per qind. Pikerisht mbi keta tregues qeveria ka ndryshuar edhe planin e shpenzimeve duke i rritur ato me te pakten 8 miliarde leke veprim qe do te ndikoje ne ecurine e deficitit buxhetor.
Ne planifikimin buxhetor per vitin 2011 te publikuar ne javen e trete te muajit gusht qeveria kishte miratuar nje deficit prej 36 miliarde e 436 milione lekesh ose 2.7 per qind ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto kurse me variantin e publikuar ne shtator eshte caktuar 43 miliarde e 11 milione leke ose 3.15 per qind ne raport me PBB-ne ose 0.05 pike perqindje me i larte se viti aktual kur ministria deklaroi vullnetin per te ulur borxhin.
Te ardhurat dhe shpenzimetMe variantin e rritjes ekonomike 6.5 per qind qeveria planifikon te siguroje rreth 365 miliarde e 124 milione leke te ardhura ne total kurse te ardhura tatimore rreth 337 miliarde e 752 milione leke. Me skenarin tjeter te rritjes ekonomike 5 per qind gjithnje per vitin 2011 qeveria parashikonte te ardhura me te vogla ne masen rreth 7 miliarde leke me pak. Ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto me rritje 6.5 per qind te ardhurat ne total ishin 26.8 per qind ose 0.2 per qind me e ulet se plani tjeter.
E njejta gje ka ndodhur edhe me shpenzimet te cilat kane pesuar rritje perfshi edhe investimet me te pakten 2 miliarde leke.
Tani pritet vetem varianti final qe do te miratoje Kryeministri ne muajin shtator e me pas fillimi i diskutimeve ne Parlament.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic