Zgjedhjet lokale pengojne rritjen e cmimit te dritave
Nuk kishte ndodhur ndonjehere qe Enti Rregullator i Energjise te shprehte para kohe mendimin mbi ndryshimin e tarifave te energjise elektrike pa nisur me pare negociatat per shqyrtimin e propozimeve qe vinin nga KESH-i. Nje vit me pare u respektua e njejta procedure kur KESH dhe OSSH paraqiten propozimet per rritjen e cmimit dhe ERE me shume kujdes u shpreh vetem tre muaj pas aplikimit. Sot po ndodh e njejta procedure OSSH dhe KESH kane paraqitur variantet e reja per rritjen e kostos se kilovatit por ndryshe nga heret e tjera ERE pa mbushur nje jave nga aplikimi ben nje deklarate rrufe per mediat se nuk do te kete rritje te cmimit.
Reagimi papritur i ERE-s lidhet me faktin e zgjedhjeve lokale qe do te zhvillohen ne maj te vitit 2011. Per te garantuar voten e 1 milione familjeve abonentet e OSSH qe konsumojne energji elektrike qeveria ka vendosur per te mos rritur cmimin dhe kjo duket qarte ne njoftimin e djeshem zyrtar per shtyp.
Enti si i vetmi institucion vendimmarres nuk ka deklaruar se do te kete rritje te cmimit te energjise per vitin 2011 tha drejtori juridik i ERE-s Eduart Elezi. Me tutje ERE thote se do te veproje me transparence te plote per te mbrojtur konsumatoret ndaj cdo aplikimi per cmime dhe tarifa dhe nga cdo abuzim qe mund te vije nga pozitat monopol.
I njejti skenar u ndoq edhe ne vitin 2009 kur tre muaj para zgjedhjeve parlamentare qeveria permes ERE-s bindi me negociata OSSH per te mos rritur cmimin e energjise elektrike. Ne plan te pare duken si suksese te qeverise ne mbrojtje te konsumatorit por duhet pasur parasysh se ka nje marreveshje me ceket e CEZ Deklarata Rregullatore ku ne njeren nga pikat mekanizimi i kompensimit thuhet se cdo veprim qe bie kunder interesit te kompanise do te shlyhet permes garancise financiare 60 milione dollare te ngrira te Banka Boterore. Pra qytetaret do te gezojne ndoshta per mosrritjen e cmimit te drita ne 2011 por ne 2012 rrezikojne te penalizohen dyfish pasi e tille eshte marreveshja qe qeveria ka pranuar te firmose.
OSSH ka kerkuar nje rritje mesatare te cmimit te kilovatit me 11.2 per qind duke e cuar koston ne 10.33 leke nga 9.53 leke qe eshte aktualisht. Rritje ka kerkuar edhe KESH me permasa akoma e me te medha ku nga 2.05 leke kilovati qe e shet sot propozon nje cmimi mbi 3 leke.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic