Ruci: Aplikoni me cdo kusht per leternjoftimin
Vetem nje dite pas mbledhjes se Asamblese Kombetare te PS, e cila percaktoi kriteret per kandidatet per deputete, ka qene kryetari i kesaj Asambleje, Gramoz Ruci, qe me cilesine e drejtuesit te grupit te punes, bashke me deputetin Caci ka mbledhur Asamblene e Qarkut te Fierit dhe ka dhene detyrat perkatese per fushaten. "Qellimi i takimit ka qene per te sjelle ne Fier mendimet politike dhe organizative, qe Asambleja Kombetare e djeshme mori ne mbledhjen e saj", tha Ruci. Sipas tij, keto kritere jane te principit dhe konform moralit politik te demokracise se brendshme, qe ka pasur ne vite PS dhe qe po pasurohet dhe tani. Ruci tha se gjate gjithe kohes, PS ka bere nje konsultim te gjere, demokratik, te plote dhe luajal me qytetaret dhe me strukturat politike te partise me masat organizative politike per fushate. Per te, kriteret jane mirepritur dhe nuk ka asnje kontestim. Dhe njehere Ruci, ka akuzuar qeverise per mosinteresim per pajisjen e qytetareve shqiptare me karta identiteti. "O vellezer merreni vendimin e qeverise ne dore dhe i thyeni turinjte atij kryetari, atij qe paguan asistencen, atij punonjesi te postes qe ju privon e ju pengon dhe u thoni "na, urdhero udhezimin". Mos prisni t'ua thone keta njerezit qe sot kane pushtetin, me qellim qe ju ta merrni te mireqene ate qe thote. Sot e kesaj dite, te gjithe udhezimet dhe vendimet e qeverise jane ne zyra, e megjithate ne bejme rolin e deles, kur ata bejne rolin e kopilit, te rrugacit, te mashtruesit dhe ne i nenshtrohemi atij, asaj", u ka thene Gramoz Ruci, ne takimin e zhvilluar dje me asamblistet e Fierit. Xh. Beharaj