Vizita ne rrugen Durres-Kukes, nga deputetet e PD, Meta e deri tek Engel
Tashme jane kthyer ne mode vizitat ne rrugen Durres-Kukes dhe sidomos "inspektimi" i punimeve ne tunelin Thirre-Kalimash, nje veper me te vertete e rendesishme arti. Deri me tani kane mberritur ne kete segment rrugor per vizite deputetet demokrate, disa here, te rinjte demokrate, por dhe deputete te partive te tjera. I pari qe theu akullin per te krye nje vizite dhe per te dhene vleresimet maksimale per rrugen ka qene kreu i PAD, Ceka, asokohe ne opozite. Nderkohe qe vetem pak kohe me pas ka qene kreu i LSI, Meta, njeri nder drejtuesit e koalicionit te majte "Aleanca Socialiste per Integrim", ai qe jo vetem e vizitoi dhe dha vleresime, por dhe shigjetoi socialistet, te cilet ende nuk e kane vizituar ate. Ndonese jane shprehur se do te jene ata qe do te perfundojne dhe presin shiritin e perurimit.