Buxheti në vështirësi, në 11 muaj mungojnë 220 milionë dollarëNga Tema Buxheti i shtetit është në ditët e tij më të vështira prej vitesh për shkak të mosrealizimit të të ardhurave muaj pas muaji. Më anë tjetër shpenzimet kanë qenë të larta
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Buxheti në vështirësi, në 11 muaj mungojnë 220 milionë dollarëNga Tema
Buxheti i shtetit është në ditët e tij më të vështira prej vitesh për shkak të mosrealizimit të të ardhurave muaj pas muaji. Më anë tjetër shpenzimet kanë qenë të larta dhe kjo e ka bërë gjendjen shumë të vështirë.
Të dhëna zyrtare të administratës së tatimeve dhe doganave bëjnë të ditur se edhe muaji nëntor qe një muaj i keq dhe se të ardhurat nuk u realizuan përsëri, ndonëse në fund të verës qeveria ndryshoi buxhetin dhe uli planin e të ardhurave.
Gjatë gjithë këtij viti të ardhurat kanë pasur mosrealizim në çdo muaj dhe shuma e mosrealizimit për të gjithë nëntë muajt deri në nëntor është 22 miliardë lekë ose më shumë se 220 milionë dollarë. Kjo është një shifër shumë e lartë dhe qeveria shqiptare e ka shumë të vështirë, në mos të pamundur, ta mbulojë atë, dhe kjo gjë po reflektohet tashmë në buxhetin e shtetit kur arka ka mbetur bosh.
Të dhënat tregojnë se rënia e biznesit ka qenë e madhe këtë vit dhe potenciali i tij për të paguar taksa ka rënë në mënyrë të vrazhdë. E gjithë kjo situatë e rënduar është krejtësisht pasojë e planifikimit joserioz të qeverisë, e cila nuk mori parasysh rënien ekonomike në vend dhe kreu shpenzime të mëdha duke qenë se ishte edhe një vit zgjedhjesh.
Shfrytëzimi pa kriter i mundësisë për të përdorur sa më shumë para të buxhetit për të financuar investimet në rrugë dhe vepra të tjera për shkak të fushatës është e vetmja arsye. Në fund të verës së vitit të kaluar FMN-ja tha se qeveria duhet të ulë nivelin e parashikuar të të ardhurave pasi ekonomia po hyn në një fazë ngadalësimi dhe biznesi nuk do të ketë mundësi të përballojë këtë kërkesë të qeverisë. Qeveria e cilësoi si skepticizëm të zakonshëm të FMN-së qëndrimin saj, siç edhe po bën aktualisht me parashikimet për vitin që vjen.
Ngadalësimi i ekonomisë është aq i rrokshëm sa të ardhurat për këtë vit nuk kanë mundur as të arrijnë vitin e vjetshëm, por janë me 0,1 përqind më të ulëta. Në këtë ulje kaq të madhe të të ardhurave ka ndikuar, por jo në nivel përcaktues, edhe rënia e disa çmimeve të disa artikujve si karburantet, por qeveria duhet të merrte në konsideratë edhe këtë gjë. Shpenzimet e larta, rreth 17 përqind më shumë se sa të ardhurat, po vënë në vështirësi deri edhe pagesat e punonjësve shtetërorë. Për herë të parë qeveria po pranon vështirësitë e buxhetit duke dhënë vetëm gjysmën e shpërblimit të viteve të kaluara për pensionistët. Edhe kategori të tjera të përfituesve të pagave apo pensioneve po hasin vështirësi në marrjen e tyre. Shërbimi social nuk po mundet të paguajë invalidët në disa rrethe. Viti që vjen nuk shihet si shpëtim pasi edhe aty pritet të jenë këto probleme dhe sidomos në një kohë kur sërish qeveria ka parashikuar në nivele të lata mbledhjen e të ardhurave, e cila siç u tha ka prirje rënëse.