Buxheti nuk jepen para per projektin e KRRTRSH
TIRAN- Debati mbi unazen e madhe te Tiranes shfaqet edhe nje here tani pak muaj para zgjedhjeve per pushtetin lokal si nje shkak per kacafytjen e radhes midis maxhorances dhe opozites.
Qeveria kercenon se do ta ndertoje ajo me parate e buxhetit ne nje kohe qe ndertimi i unazes eshte pergjegjesi e bashkise nga ana tjeter kjo e fundit akuzon maxhorancen per bllokimin e nje kredie 20 milione euro te miratuar dy vjet me pare.
Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes miratoi diten e hene dy akse te unazes se madhe te Tiranes i pari fillon nga Komuna e Parisit deri tek Rruga e Elbasanit ndersa tjetri shtrihet midis Babrruse dhe Ktheses se Kamzes.
Por pervec miratimit ne KRRTRSH dy segmentet rrugore nuk duket sikur kane ndonje shans per tu ndertuar brenda vitit 2011. Per aksin nga Babrruja deri ne Kthesen e Kamzes qeveria nuk ka parashikuar asnje lek ne buxhetin e vitit 2011. Per aksin tjeter jane parashikuar vetem pese milione leke.
Ne tabelat e buxhetit 2011 jane pasqyruar ne menyre te detajuar ne lidhje me burimin e financimit dhe vleren e projektit te gjitha rruget qe parashikohet te ndertohen apo rikonstruktohen gjate ketij viti por mungon segmenti i Unazes se Madhe te Tiranes Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa e Kamzes i cili parashikohet te kete nje kosto prej 114 milione euro.
Rruga nuk pasqyrohet as ne tabelen e investimeve te mbeshtetura me kredi nga bankat e huaja. Ne kete menyre pasi ka kaluar ne Keshillin e Rregullimit te Territorit projektit do ti duhet te prese te pakten buxhetin e vitit 2012 apo ate 2013 ne menyre qe te filloje te zbatohet.
Miratimi i projekteve te tilla ne mbledhje te KRRTRSH-se nuk do te thote medoemos qe punimet te fillojne menjehere por ceshtja e ketij segmenti qendron ndryshe per shkak te lidhjes se tij me Rrugen e Arbrit e cila eshte ne ndertim e siper si dhe premtimit te Kryeministrit per fillimin e punimeve ne nje kohe sa me te shpejte ne te.
Ndryshe paraqitet situata per segmentin tjeter te miratuar nga KRRTRSH ate qe fillon nga Komuna e Parisit deri ne rrugen e Elbasanit. Segmenti me vlere totale prej 20 milione euro eshte i pasqyruar ne tabelat e buxhetit dhe pritet te behet tenderimi por vlera e ndare paraprakisht eshte teper e vogel krahasuar me koston.
Vetem pese milione leke eshte fondi i ndare nga qeveria per fillimin e punimeve ne kete segment nderkohe qe mbetet per tu pare nese ajo do te mjaftohet me kete shume apo do te gjeje forma te tjera financimi per vijimin e punes.
Gjate mbledhjes se dy diteve me pare Berisha premtoi tenderimin e ketij segmenti duke filluar nga Sauku deri afer kopshtit Botanik territor i cili i perket Komunes se Farkes. Per sa i perket pjeses tjeter Berisha i kerkoi Rames qe te niste punen per ndertimin e saj pasi ne te kundert sipas tij qeveria do te vijonte vete punimet per te permbushur nje interes publik.
Unaza
Segmenti Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa e Kamzes nuk mund te filloje te realizohet brenda 2011-s per shkak se ai nuk eshte parashikuar ne buxhetin e ketij viti
Punimet parashikohet te fillojne vetem per segmentin Komuna e Parisit-Rruga e Elbasanit por fondet e parashikuara jane minimale rreth 5 milione leke
Qeveria pritet te tenderoje vetem pjesen e unazes qe ndodhet ne territorin e Komunes se Farkes
Te dy segmentet kane nje vlere totale prej 135 milione euro
fare permbajne projektet per Unazen
Te dy projektet kane nje vlere totale prej 135 milione euro. Me i kushtueshem do te jete segmenti Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa e Kamzes per shkak te gjatesise dhe karakteristikave te tjetra sic eshte gjeresia prej 110 metra si dhe shtrirja e tij ne ane te lumit te Tiranes.
Sipas te dhenave te studios projektuese vetem ky projekt me gjatesi 6.6 kilometra parashikohet te kushtoje rreth 114 milione euro deri ne perfundimin total te punimeve. Rruga eshte projektuar me nga kater korsi ne secilin drejtim nderkohe qe parashikohet edhe sistemimi i lumit.
Ky konsiderohen nje nder pjeset me te rendesishme te Unazes se Madhe te Tiranes pasi eshte projektuar te perballoje te gjithe trafikun e automjeteve qe do te krijohet pas ndertimit te rruges se Arbrit. Segmenti do ta devijoje trafikun drejt autostrades Tirane-Durres duke shmangur futjen ne kryeqytet te automjeteve qe nuk jane nisur per ne Tirane.
Nga ana tjeter segmenti Tirane e re-Rruga Elbasanit ka nje gjatesi prej 5.2 kulometrash dhe parashikohet te ndertohet me nga tre korsi per secilin drejtim. Projekti ka nje vlere prej 20 milione euro. Gjurma e rruges kalon prane kopshtit Botanik ne kodrat pas parkut te liqenit artificial dhe lidhet me rrugen e Elbasanit prane Akademise se Rendit.
Unaza e madhe e Tiranes prej disa vitesh eshte nje investim qe shkakton debate ndermjet qeverise dhe bashkise. Kjo e fundit akuzon qeverine per bllokim te kredise prej 20 milione euro nga BERZH para me te cilet ishte parashikuar kryerja e punimeve. Nga ana tjeter Kryeministri Berisha thekson se nuk mund te linte bashkine te shperdoronte fondet ne fjale.
Qeveri- Bashki perplasjet ne prag te zgjedhjeve
Nisja e konfliktit per unazen e madhe te Tiranes nuk eshte nje skenar i panjohur ne marredheniet Bashki-Qeveri. Nje perplasje e ngjashme ka ndodhur edhe vitin 2006 ku qeveria prishi mbikalimin e Zogut te Zi te ndertuar nga bashkia.
Njesoj si me unazen edhe prishja e mbikalimit perkonte me periudhen e para nisjes se fushates elektorale per zgjedhjet e pushtetit vendor.
Pritet qe gara per marrjen e kryeqytetit te jete shume e forte midis opozites dhe maxhorances. Qe tani kjo e fundit ka filluar te promovoje ne publik nje nga ministrat e kabinetit Berisha i cili perflitet si kandidatura e mundshme e Partise Demokratike per postin e kreut te bashkise se Tiranes.