Kokaine nga Europa Veriore prangosen shtate shqiptare ne Itali

Policia Italiane shkaterron nje bande italo-shqiptare te trafikut te droges dhe ve ne pranga 9 vete prej te cileve 7 jane shtetas shqiptare. Lajmi publikuar sot nga mediat italiane i referohet aksionit me te fundit te policise koduar me emrin Small Temple 2. Sipas policise organizata trafikonte kokaine nga Evropa Veriore ne drejtim te Italise.
Emrat e shqiptareve nuk behen te ditur nderkohe qe sqarohet se policia kishte informacion se droga qe vinte prej Evropes Veriore kishte destinacion te pare Firencen dhe me pas shperndahej ne Lucca e me pas per bleresit e Garfagnana.
Operacioni ishte koduar me emrin Tempull i vogel 2 pasi anetaret e grupit vepronin gjate nates dhe bashkoheshin ne vendin e quajtur Tempulli i Nottolinit nje cisterne klasike ujesjellesi qe ne vitet para 800-tes furnizonte qytetin me uje- thone mediat italiane.
Nderkohe gjate prillit te shkuar ne nje aksion te pare u arrestuan 7 qytetare shqiptare dhe u sekuestruan 1 kg droge dhe gjysem kilogram hashash. Disa nga te arrestuarit u akuzuan edhe per grabitje pasi kishin kercenuar nje person qe nuk kishte paguar drogen e blere nga keta persona.