Speciale/ Cili shtet e ka radhën?

Përballë një tabloje të tillë, ky raport na ndihmon të parashikojmë se cilat vende rrezikohen nga kriza e borxheve. Në krye të listës radhiten Anglia, SHBA-të dhe Franca.
Pare nga aspekti i krizës globale të borxheve, dallgëzimi global i filluar me krizën e SHBA-ve në vitin 2008, tani doli në skenë në vitin 2011 si një krizë globale borxhesh duke ndryshuar dimensionet si rezultat i strategjive të përzgjedhura nga shtetet e zhvilluara për kapërcimin e krizës dhe operacioneve të dështuara të shpëtimit.
Ky raport në të cilin pasqyrohet qartë “ngërthimi” i Italisë si shteti i fundit i rënë në grackë pas një procesi të filluar me uljen e notes së kredisë së shteteve si Portugalia, Irlanda, Greqia dhe Spanja, nënvizon faktin se vendet më të zhvilluara të BE-së janë të rrezikuara ndjeshëm nga kriza globale bazuar edhe në thashethemet e fundit për thyerjen e notes së kredisë së Francës.
Mundësimi i një zhvlerësimi të përshkallëzuar duke ndjekur interesin financiar të Bankës qendrore evropiane paraqitet si një mundësi shumë e largët tani për tani për shkak të mungesës së udhëheqjes politike në Evropë dhe inflacionit si problemi më serioz.
''Mundësia e heqjes se euros tek vendet në krizë dhe ndjekja e rrugës së zhvlerësimit mund të shkaktojnë një inflacion serioz. E vetmja dhe e fundit zgjidhje është aplikimi me një drejtim të fuqishëm të paketave ekonomike. Në këtë mënyrë përcaktohet ose saktësohet më mire ngadalësimi i krizës ekonomike globale. Problemi i borxheve në Evropë është shndërruar në një problem politik pasi ka anashkaluar etapat ekonomike dhe sociale. Me ndryshimin e qeverisë italiane është plotësuar radha e ndryshimeve në të gjitha vendet (Portugali, Itali, Greqi dhe Spanjë)”.
Kush e ka radhën Anglia, Japonia, SHBA-të apo Franca?
Duke marrë parasysh Kriteret e marra për bazë në hartat e riskut të përgatitura nga 23 shtete të zgjedhura nga vendet e G20 dhe PIIGS me mesataret e deficitit buxhetor /GSMH, deficitin e llogarisë korente/GSMH dhe borxhin publik është bërë një përllogaritje bazuar në vlerat e fundit të vitit 2010.
Nëse analizohet renditja e shteteve nga aspekti i kritereve të deficitit buxhetor/GSMH dhe borxhit publik/ GSMH e merret për bazë një mesatare -4,7 % dhe 53,5 % si dy pikat limit te përplasjes në bosht, shtetet ndahen në katër grupe risku. Vendet me një deficit të lartë buxhetor renditen në zonën e katër më të rrezikuar dhe këtu marrin pjesë Portugalia, Irlanda, Spanja, Greqia, Italia, Anglia, Franca, Japonia, BE-27, SHBA-të dhe India. Kjo pamje na ndihmon të kuptojmë më mirë që vendet e radhës në krizën e borxheve janë Anglia, Japonia, SHBA-të dhe Franca.
Nëse analiza bëhet nga aspekti i borxhit publik/ të ardhurat kombëtare dhe deficiti i llogarisë korente, zona e shteteve më të riskuara të cilat janë të mbytura në borxhe nënvizohet si zonë e pasigurt dhe këtu gjenden Franca, SHBA-të, Anglia, Brazili dhe India.
Tani për tani vendet më të rrezikuara të grupit të katërt janë Franca, Anglia dhe SHBA. Ndërsa Gjermania ndahet nga këto vende duke zënë vend përbri shteteve më të zhvilluara të zonës së sigurt. Në zonën e dytë të cilësuar si zone e sigurt radhiten Arabia Saudite, Kina, Rusia, Gjermania, Kore e Jugut, Argjentina, Indonezia dhe Meksika.
Asnjë vend përveç Gjermanisë nuk plotëson kriteret Mastrihtit
Në raport theksohet qartë se asnjëri nga vendet e G 20-ës përveç Gjermanisë, nuk i plotëson kriteret Mastrihtit, të cilat konsistojnë në një mesatare 3% të deficit buxhetor/të ardhura dhe 60% borxh publik/ të ardhura.
/Start/Aisa Kokiçi/
2011-11-25 10:44