E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti per arsimin, Beja: Investimet, 36% me shume

Buxheti per arsimit ne vitin 2009 do te jete 41 miliard e 169 milion leke dhe sipas ministrit Fatos Beja investimet do te rriten me 36 %.

Beja ka sqaruar ne Komisionin e Arsimit se per arsimin baze do te shpenzohen 3.2 miliard leke, dhe per ate te larte 9.6 miliarde nga 6.8 qe eshte kete vit.

Por kryetarja e Komisionit Valentina Leskaj dhe ish ministri i Arsimit Luan Memushi kane deklaruar se me kete buxhet nuk mbahen premtimet e Partise Demokratike per arsimin.

"U premtua qe 40 perqind te arsimit te mesem do ta zinte arsimi profesional, nderkohe qe shifrat flasin vetem per 19 perqind", u shpreh Leskaj.

Beja ka theksuar se prioritet do te jete arsimi profesional, nderkohe qe te rinjte shqiptare preferojne me teper shkollat e pergjithshme se ato te mesme teknike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›