E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miredite, kapet 20-vjecari i maskuar

Nje 20-vjecar nga Spaci i Mirdites me emrin Erjon Nikolli eshte arrestuar nga policia sepse ishte pergatitur per te grabitur me arme ne vendin e quajtur Ura e Fanit.

Sipas drejtorise se policise se Lezhes, ishte dhene nje njoftim per nje automjet qe kishte ore pa levizur. Policia shkoi atje dhe gjeti 20 vjecarin te plagosur ne kembe.

Ai kishte provuar armet qe kishte me vete dhe njera prej tyre eshte shkrehur duke e plagosur 20 vjecarin. I demtuari eshte derguar menjehere ne spitalin e qytetit te Rreshenit ku ndodhet aktualisht duke marre mjekim ne gjendje shendetesore jashte rrezikut per jeten.

Te demtuarit i jane gjendur me vete edhe dy arme automatike Kallashnikov, dy pistoleta tip TT, dhe nje pale dylbi, dhe nje sasi te konsiderueshme fishekesh.

Menjehere eshte ngritur grupi hetimor, ku pas kryerjes se veprimeve te para hetimore, rezulton se shtetasi Erjon Nikolli, ka pasur si synim grabitjen e kalimtareve, ne aksin rrugor Rreshen – Puke. Menjehere eshte bere arrestimi i ketij shtetasi dhe po punohet per sqarimin e plote te rrethanave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›