Berisha: Gjirokastra si Gerdeci

Duke inauguruar nenstacionin e zjarrfikesve ne portin e Durresit, kreu i qeverise e permendi rastin e Gerdecit, kur renditi rreziqet qe u vijne qytetareve nga moszbatimi i ligjit per ndertimet apo per karburantet e shumta ne qytete.
"Rreziqet ben hatane e Gerdecit, e cila hetohet dhe do hetohet pa asnje medyshje duke nxjerre cdo pergjegjesi. Te grumbullosh qindra tonelata barut ne nje vend, pavaresisht nga se udhehiqesh deshmon shkallen me absolute te papergjegjeshmerise njerezore", u shpreh Berisha.
Ky qendrim i kryeministrit per Gerdecin dhe deklarata se qeveria po nderton nje platfome per mbrojtjen e qytetareve nga rreziqet ishin pjese e turit te tij Shqiperia po ndryshon ne rrethin e Durresit, ku ka inauguruar nje shkolle dhe nje rruge ne dy fshatra te komunes Gjepalaj.
Ne takimet e tij me banoret kryeministri Berisha replikoi ne distance me kryetarin socialist, Edi Rama per tezen qe ata te dy po shtrojne ne kete fushate paraelektorale, ndryshimi.
"Ne tre vjet investuam per here te pare ne fshat 1.2 miliarde USD ne rruge, shkolla, ujesjellesa, kanalizme. Ne besojme se ndryshimi vjen me vepra. Me duhet t’i them Edi Rames qe bertet per ndryshim, se ai nuk vjen me mashtrime, trillime, falsifikime e shpifje", u shpreh Berisha.
Kryeministri tha gjate turit te tij se vitin e ardhshem do te realizohet edhe premtimi i tij per dyfishimin e pensioneve te fshatit.