Dobjani shperthen ndaj policise

Shkak eshte bere torturimi prej forcave te rendit i nje te riu ne zyrat e komisariatit te policise se Sarandes, qe ishte kapur ne qytet dhe dyshohej per tentative te kalimit te paligjshem te kufirit.
Dhuna e paprecedent, sipas Dobjanit ka bere qe 18-vjecari te humbase ndjenjat ne gjykate, gjate mases se sigurise.
Sikur te mos mjaftonte kjo, Aristidh Gllucajt nga fshati Gjorm i Vlores eshte lene ne qeli edhe per 30 dite te tjera. Per Avokatin e Popullit eshte e patolerueshme per organet e drejtesise, e cila nuk kap organizatoret e trafiqeve por nje fshatar te varfer qe do te kalonte si klandestin kufirin per arsye ekonomike.
“Pse duhet te presim qe nje shtetas te vdese qe te reagojme. Pse gjyqtarja nuk reagoi kur pa nje te pandehur qe humbi ndenjat dhe pse nuk mori masa penale ndaj autoreve te tortures”, u shpreh Dobjani.
Duke kujtuar tragjedine e Butrintit ndodhur pak dite me pare Dobjani shtoi:
“Ky i ri u kap se po kalonte kufirin me nje traste buke me vete ne kerkim te nje jete me te mire. Sikur te kishte humbur jeten ne tragjedine e Butrintit per te do te kishte keqardhje, ndersa realisht po e keqtrajtojne”, u shpreh Dobjani.
Avokati i Popullit kerkoi masa emergjente per te ndeshkuar policin Ardit Hasaga qe sipas tij ka torturuar Aristidh Gelleucajn.
Ai kritikoi edhe sjelljen e gjyqtares qe nuk kerkoi ndeshkimin e ketyre policeve kur i ndaluari humbi ndjenjat ne seance dhe ate te prokurorit qe rendoi akuzen kur nuk eshte e tille.
Ne mbyllje te deklarates Ermir Dobjani i beri thirrje Prokurores se Pergjitshme, Ina Rama dhe ministrit te Brendshem te reagojne sa me shpejt ndaj kesaj ngjarjeje.
“Inaktiviteti per te vene para pergjegjesise policine, me detyron te zbatoj detyren dhe t’i kerkoj parlamentit qe te degjohem para tij per ceshtjen e tortures ndaj qytetareve shqiptare”, u shpreh Dobjani.