E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizohet levizja tani edhe pa dogane

Plehrat Feruni Kryeministri te plotesoje saktesisht kuadrin ligjor per importin e mbetjeve

Liberalizohet me tej levizja e lire e plehrave mbetjeve ne territorin shqiptar. Mbeturinat nga Bashkimi Europian e gjithfarelloj vendi me te cilen Shqiperia ka detyrime ne baze te marreveshjeve kontraktuale sdo te kene me barriera per levizjen e lire. Vendimi per plehrat merret ne te njejten kohe kur shqiptaret presin te perfitojne nga vendimi i heqjes se vizave e kalimit te lire ne te gjithe hapesiren Shengen.

Konkretisht Keshilli i Ministrave ka hartuar nje draft i cili heq tarifat doganore per importin e nje numri te madh mbeturinash. Ministria e Mjedisit ka njoftuar se behet fjale per lende te pare per industrine ricikluese qe mund te largoje 6000 ton mbeturina ne muaj dhe nuk behet fjale per import plehrash. Por keto nisma jane kundershtuar ashper nga zerat e ambientalisteve dhe madje edhe nga opozita te cilet thone se Shqiperia eshte nje vend i tejmbushur me mbetje. Sipas tyre keto nisma do krijojne hapesira per perfshirjen e qarqeve mafioze pasi industria e plehrave eshte nje nga me te preferuarat per to.

Ambientalistet teper te shqetesuar pritet te protestojne sot para Kryeministrise dhe me pas do te dalin ne nje deklarate per te informuar dhe sqaruar opinionin publik lidhur me hilet e vendimeve. Qeveria pak dite pasi miratoi ligjin per importin e mbetjeve te riciklueshme po pergatit nje tjeter mase qe nxit futjen e mbeturinave ne vend. Projektligji Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9981 per miratimin e niveleve doganore mban daten 10 nentor 2010 dhe pritet qe shume shpejt te dergohet ne Kuvend per miratim. Drafti lejon importin pa tarife doganore te nje sere tipeve te mbetjeve. Me konkretisht tarifa e mbeturinave urbane nga dy behet zero. Ajo e llumrave te ujerave te zeza po keshtu behet zero. Dogana hiqet edhe per mbeturinat klinike si dhe ato te halogjenizuara. Ulja me e forte e tarifave behet per ato mbetje te cilat projektligji dhe kodi doganor i kategorizojne si te tjera. Dogana e ketyre llojeve te mbeturinave nga 10 per qind qe eshte aktualisht do te behet zero me projektligjin e ri. Qeveria e argumenton heqjen e doganave te plehrave si nje detyrim qe i rrjedh nga marreveshjet qe ka me organizaten boterore te tregtise. Republika e Shqiperise duhet te zbatoje te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga ky anetaresim ne kohe dhe pa vonesa - thuhet ne projektvendim.

Sakaq zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino sqaroi pak kohe me pare ne nje interviste per gazeten Shqip se mbetjet qe do te importohen do te kontrollohen ne menyre te imtesishme ne dogane madje edhe per nivelin e radioaktivitetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›