Buxheti, prioritet rritja e pagave, pensioneve dhe ndihmes e ekonomike
Qeveria shqiptare miratoi buxhetin e shtetit per vitin 2009. Drejtimet kryesore te tij do te jene shendetesia, arsimi, rritja e pagave dhe pensioneve, mbeshtetja e fermereve shqiptare, mbrojtja dhe zhvillimi i pasurive te medha kulturore te vendit, infrastruktura rrugore, zgjerimi i veprimtarise diplomatike dhe perfaqesimit diplomatik, mbeshtetja e investimeve per nismen "Shqiperia ne moshen dixhitale", etj. Berisha deklaroi se buxheti i vitit 2009 do t'i garantoje Shqiperise stabilitetin makroekonomik dhe rritjen ekonomike me te madhe ne rajon. Sipas Berishes, projektbuxheti i vitit te ardhshem ruan te njejten linje, me buxhetet e meparshme te qeverise se tij, qe jane perqendruar te rritja e pagave dhe pensioneve, po keshtu edhe ndertimi i infrastruktures rrugore te vendit. Sipas Berishes, projektbuxheti qe kap shifren e 5 miliarde dollare, realizon te gjitha premtimet e qeverise per rritjen e rrogave dhe pensioneve. "Me shtesen qe do te behet vitin e ardhshem, arsimtaret, mjeket dhe infermieret do te ndiejne dyfishimin e rrogave, pensionistet ne qytet do te kene nje rritje te ndjeshme prej 10 per qind, ndersa pensionistet ne fshat do te kene nje rritje prej 20 per qind, e cila garanton perfundimisht dyfishimin e pensioneve te tyre", deklaroi Berisha. Sipas tij, rritje te madhe krahasuar me vitet e meparshme do te pesoj ne vitin e ardhshem edhe ndihma ekonomike. Sipas Berishes, gjate 2009-es do te zhvillohet nje politike sociale konstante, ndersa administrata shteterore do tu peshoje taksapaguesve shqiptare gjithsej vetem 6.2 per qind te prodhimit te brendshem te vendit. F.Mejdini
Shtesat
"Me shtesen qe do te behet vitin e ardhshem te 44 mije arsimtaret shqiptare do te ndjejne dyfishimin e rrogave. Po ashtu, me shtesen qe do t'i behet vitin e ardhshem 14 mije infermieret shqiptare do te kene dyfishim te pagave", tha Berisha. Ai nenvizoi se qeveria i ka dhene fund praktikave te fragmentimit absurd te parave.
Shtesat
"Me shtesen qe do te behet vitin e ardhshem te 44 mije arsimtaret shqiptare do te ndjejne dyfishimin e rrogave. Po ashtu, me shtesen qe do t'i behet vitin e ardhshem 14 mije infermieret shqiptare do te kene dyfishim te pagave", tha Berisha. Ai nenvizoi se qeveria i ka dhene fund praktikave te fragmentimit absurd te parave.