E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fushate elektorale ndryshe"

Kryeministri Berisha theksoi se buxheti i vitit 2009 percakton te gjitha fondet e domosdoshme per te zhvilluar nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem. "Dua te siguroj qytetaret se institucionet do te punojne me perkushtimin me te madh ne mire administrimin e buxhetit, sikur viti 2009 te mos ishte vit zgjedhjesh". Me tej, ai u shpreh se qytetaret do te jete deshmitare te nje fushate elektorale ndryshe. "Deshiroj te deklaroj se fushata jo vetem qe nuk do te ngadalesoje reformen, por do te ndodhe e kunderta. Xhirot e motorit te reformave dhe shpejtesia e tij do te njohin tregues shume me optimale nga sot deri ne diten para zgjedhjeve. Me fjale te tjera, do te jeni deshmitare te nje fushate tjeter, ne nje fushate qe do te jete sinonim i reformes dhe qe do te procedoje me vendosmeri me reforma dhe vetem reforma. Pervec dites se zgjedhjeve, cdo dite do te vazhdojne reformat dhe shqiptaret do te informohen. Ne do te ruajme vrullin e reformave", u shpreh Berisha. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›