E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti rrush e kumbulla

Pese dite me pare ndodhte tallja e radhes me parate e taksapaguesve te varfer shqiptare. Ndersa kryeministri Sali Berisha deklamonte ne kuvend se do te rrafshonte Piramiden dhe ne vend te saj do te ndertonte aty Kuvendin e ri me firmen e tij ate mbremje miratohej levrimi i fondit prej 40 milione lekesh te vjetra per rikonstruksionin e piramides.


Fondet do te menaxhohen nga MTKRS-ja po ai dikaster i cili qe ne kohen kur minister ishte Ylli Pango kishte vene ne zbatim idene per kthimin e nderteses impozante ne tempull te teatrit.


Teatri nuk u be por tragjikomedia me fondet shteterore u luajt shume mire dhe deri me sot aty jane shperdoruar rreth 5 milione euro dhe kushedi sa do te shpenzohen nese qeveria i shkon deri ne fund shkaterrimit dhe ndertimit aty te nje kompleksi parlamentar me nje fature qe llogaritet mbi 30 milione euro te tjera.


Ka me mijera raste te tilla ne buxhetin e shtetit shqiptar dhe kjo eshte kthyer prej vitesh ne praktiken e e berjes rrush e kumbulla te thesit qeveritar qe mbushet me taksat dhe tatimet e gjithckaje tjeter qe shkon ne zerin e te ardhurave te qeverise.


Dhe gjithcka behet ne menyre te njeanshme sic mund te beje nje kusar me thesin e vjedhur diku me force. Pakkush ne opinionin publik e di se cfare behet me parate e taksapguesve. Raporti i sapopublikuar i nje organizate qe mbledh te dhenat per transparencen e qeverive per buxhetet eshte trishtues per taksapaguesit ne Shqiperi.


Ne renditjen per vitin 2010 qe merr te dhenat per buxhetin 2009 te hartuar nga organizata Partneriteti per Buxhetin Nderkombetar me qender ne Uashington Shqiperia eshte ne te njejtin vend me nje shtet afrikan Trinidad Tabago shume poshte vendeve te tjera ballkanike dhe me renie prej 4 pikesh ne krahasim me vitin 2008 qe i referohej buxhetit te shtetit te vitit 2007.

Vendi i 64 nder 94 vende te botes tregon se qeveria shqiptare ia fsheh buxhetin publikut nuk e lejon ate te marre te dhena se si perdoren parate e mbledhura nga taksapaguesit vendas apo burimet e huaja se qeveria e Tiranes nuk eshte e gatshme ta lejoje publikun qe te marre pjese ne hartimin e projektbuxhetit te vitit te ardhshem dhe askush ne publik nuk ka idene se cfare planesh ka qeveria per politiken e taksave dhe si do te shpenzohen parate ne vitin e ardhshem fiskal.


Mungesa e transparences nga ana e qeverise nuk e lejon publikun te dije se cfare fondesh ka ne dispozicion qeveria ku ka ndermend ti shpenzoje ato sa te ardhura do te mbledhe dhe si do te shperndahen.


fare do te ndodhte sikur ky buxhet te mos ishte prone private vetem e qeverise Berisha dhe publiku te kishte te drejten e fjales dhe te propozimit te rrugeve te implementimit te fondeve


Shembujt jane nga te kater anet e globit. Ne shtetin gjigand te Indise p.sh. prej vitesh zyrtaret i mbanin sekret te dhenat buxhetore duke i lene rruge te lire korrupsionit dhe avullimit te fondeve per sektoret prioritare.


Armata qeveritare e inxhiniereve llogaritareve administratoreve supervizoreve te projekteve auditeve madje edhe zyrtareve te anti-korrupsionit vepronin ne fshehtesi te plote ndaj publikut.


Por e gjitha kjo nisi te ndryshoje kur rreth nje dekade me pare qytetaret apo organizatat e shoqerise civile ne shtetin me te madh indian Raxhastan nisen te kishin te drejte te njiheshin me buxhetet qeveritare dhe dokumentet e tjera shteterore.


Ne Meksike rritja e transperences per publikun nder te tjera coi ne rritje domethenese te fondeve federale per te eleminuar vdekshmerine foshnjore ne zonat rurale. Ne Afriken e Jugut e cila tashme ka transparencen maksimale per buxhetin qeveritar nder 94 vende te klasifikuara bashkepunimi i shoqerise cvile me Parlamentin rriti presionin mbi qeverine per te shtuar shpenzimet per kujdesin ndaj femijeve qe vinin nga familje te varfra dhe tashme rreth 80 per qind e kesaj kategorie perfiton nga fondet shteterore.


Ne Uganda rritja e transparences per buxhetin qendror apo ato vendore coi ne reduktimin e korrupsionit ne sherbimet publike si ne shendetesi apo edukim ndersa ne Pakistan publiku pati mundesine per te pare se si ishin shpenzuar parate e dhena per rindertim pas termetit shkaterrues dhe vezhgimi nxorri ne drite probleme te medha me fondet per rindertim dhe zbatimin e planeve per rimekembje.


fare do te ndodhte po te kishte patur transparence nga ana e qeverise per buxhetin e vitit 2009 ne vitet e shkuara apo me pas


Pikesepari opinioni do te kishte marre informacionin e mjaftueshem per te pare se sa fonde ishin mbledhur sa kishte shpenzuar qeveria dhe ku i kishte derdhur ato. Do te mesonte se sa fonde kish fituar shteti nese do te ishin derdhur ne shtet fitimet nga biznese kriminale si ai i Gerdecit pse ka kushtuar me shtrenjte per kilometer se tuneli fenomenal i Gothardit ne Zvicer tuneli i Kalimashit dhe kush i ka marre padrejtesisht qindra milione eurot pse ne spitalet e Shqiperise nuk ka ilacet me te domosdoshme apo pse ndertesat dhe pajisjet prishen ende pa u vene ne pune pse femijet e shqiptareve mesojne edhe neper haure bagetish apo klasa te tejmbushura apo bejne mesim me turne ne shkollat e kryeqytetit pse infrastruktura rrugore eshte gangrena e zhvillimit te venditl edhe pse qeveria shton perdite neper fjalime qindra kilomentra rruge te shtruara ne qytete dhe fshatra pse I ra me top qeveria buxhetit te vitit 2009 ne gjysmen e pare te vitit elektoral per te marre me forcen e lekut dhe te pushtetit nje mandat tjeter qeverises per partine ne pushtet dhe cfare grope hapi ne buxhetin e shtetit venia e buxhetit shteteror ne sherbim te fushates pse Shqiperia eshte ende ai vendi pa drita pa uje pa kanalizime me plehra anembane kur jane dhene fonde kolosale nga buxheti e shtetit dhe nga donatoret e huaj pse nje armate qindramijeshe genjehet me rritjen qesharake te rrogave dhe pensioneve qe zhvleftesohen nga rritja e cmimeve te arikujve baze te jeteses dhe lidhur me kete pse 20 vite pas clirimit nga zgjedha komuniste Shqiperia eshte vendi me rritjen me te vogel dhe me te ngadalte ekonomike dhe shqiptaret jane shtetasit me te varfer te Europes


Kryeministri ka premtuar se buxheti i ri do te jete ai i shqiptareve. E ka thene qe me 13 tetor.


Pa pyetur askend pa treguar se ku i coi parate e buxhetit 2010 ka premtuar se do te jape per rruget 500 milione dollare se do te ndertoje vendparkime makinash ne Tirane dhe Gjirokaster se nuk do te kete qytetar me te ardhura ditore nen 1.25 dollare apo se do te perfshihen ne subvencione kultivimi i arrave geshtenjave bajameve lajthive shegeve si dhe rritja e bleteve...Shkurt nje buxhet rrush e kumbulla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›