Mjedisi dhe ndjeshmeria publike
Ka pak kohe qe ndjeshmeria mjedisore eshte shtuar me te drejte pas nje lajmerimi te befte qe bente fjale per importimin e plehrave pasi keshtu e kerkon BE-ja nga njera ane dhe i sherben dhe kompanive ricikluese nga ana tjeter.
Ne lidhje me kete debat shume te rendesishem per fatet e komunitetit qe e ka lidhur fatin e jetes me kete vend u fol pak krahasuar me mobilizimin e pergjithshem qe ndodhi disa vjet me pare ne nje rast te ngjashem apo ne rastin e mobilizimit te qytetareve te Vlores per te kundershtuar mega-projektet industrialo-energjetike te planifikuara ne zonen e Pyllit te Sodes.
Me perjashtim te debatit promovuar ne faqet e kesaj gazete e cila per here te disate ka marre flamurin per sa i perket debateve te tille pak aktivitet mediatik u vu re per mbulimin e nje ceshtjeje kaq te ndjeshme dhe qe i kalon disafish shqetesimet e politikes monotone te dites.
Gjithashtu pervec nje peticioni te firmosur nga te gjitha organizatat mjedisore qe nuk jane pak dhe disa shkrime te spikatur ku vlen te permenden ai i Ardian Klosit Lavdosh Ferrunit apo Sazan Gurit shkrime qe vijne pra nga eksperte te fushes dhe intelektuale me peshe ne ligjerimin publik apo nje manifestimi perpara Kryeministrise ku moren pjese mjaft figura publike pak shume pak vemendje iu kushtua nje fenomeni qe duhet argumentuar rrahur mire ne ligjerimin publik dhe duhen pyetur njerezit se cfare mendimi kane perpara se te vazhdohet me tej me projekt-idene qe mund te kthehet edhe ne bombe ekologjike ashtu sic kemi pare projekte te tilla te ngjashme ne te kaluaren.
Sikur edhe cdo gje te jete konform legjislacionit evropian kusht i panegociueshem i Marreveshjes se Asociim-Stabilizimit sikunder argumenton Ministria perkatese prapeseprape kjo nuk perjashton nevojen per transparence dhe informim te publikut sipas Konventes se Aarhusit etj. para se te merren vendime te tilla te nje rendesie jetike per qytetaret shqiptare.
Kohet e fundit ne nje pyetesor qe kryem per te matur perceptimin e qytetareve per ndjeshmerine mjedisore dhe perceptimin qe ata kane per kushtezimin e BE-se ne lidhje me kete ashtu sikunder rolin e kryer nga media shoqeria civile etj. morem disa te dhena mjaft interesante qe mund te sherbejne sadopak per tu mbajtur parasysh nga ligjvenesit apo aktore te tjere te rendesishem te jetes publike para se te kete vendimmarrje ne fusha te paragjykuara si neutrale per sa i perket interesit publik.
Vertet ketu mbase nuk mund te kete sensibilizim te mjaftueshem apo mobilizim si ai ne Napoli per te kundershtuar projekte qe merren qofte me caktimin e nje vendgrumbullimi per plehrat e tyre por kjo nuk do te thote qe qytetaret e ketij vendi jane indiferente apo moskokecares kur vjen fjala te mireqenia e tyre mjedisore.
Perkundrazi analiza e komenteve te marra nga pyetesoret qe pergatitem nxjerr ne pah nje pakenaqesi te larte ndaj gjendjes se mjedisit ne Shqiperi.
Ajo qe bie me teper ne sy eshte se shumica e komenteve paraqesin dhe kritikojne KE-ne si nje pale qe nuk ushtron presionin e duhur mbi autoritetet shqiptare qe te plotesohen standardet mjedisore te BE-se dhe kritikohet se mjaftohet vetem me plotesimin e standardeve politike dhe ekonomike.
Pika te tjera qe te bien ne sy tek komentet eshte se publiku shqetesohet shume per shkaterrimin e mjediseve te gjelbra e parqeve si dhe mendon se shoqeria civile luan nje rol te rendesishem per ndergjegjesimin e publikut. Ne disa komente vihet re qe qytetaret kritikojne diferencimin e shoqerise civile ndaj perkushtimit rreth ceshtjeve mjedisore ku disa bejne me shume ndergjegjesim e disa te tjere aspak.
Pyetja ne kete pyetesor rreth trajtimit nga media te ceshtjeve kryesore mjedisore ne kuader te integrimit te Shqiperise ne BE eshte pyetje mjaft e rendesishme pasi media eshte faktori kryesor ne percimin e informacionit dhe politikave te qytetaret ne Shqiperi sipas disa anketimeve te tjera nga OJF te ndryshme ne Shqiperi.
Ne kete pyetje me shume nenpyetje ne ceshtjet kryesore te mjedisit qe trajton progres raporti i KE-se ndotja e ajrit ujit lumenjve liqeneve deteve menaxhimi i mbetjeve trajtimi i ujerave te zeza ndotja akustike dhe mbrojtja e parqeve kombetare dhe natyrore del ne pah perceptimi qe keto ceshtje jane disi te trajtuara nga mediat ne Shqiperi ne kuader te integrimit ne BE dhe ne rastin e ndotjes se lumenjve liqeneve deteve dhe menaxhimit te mbetjeve del qe eshte e trajtuar shume rralle duke marre dhe perqindjen me te larte ne pyetjen per menaxhimin e mbetjeve ku 38.5 per qind e qytetareve mendojne se eshte trajtuar shume rralle.
Gjithashtu kemi dhe nje perqindje te konsiderueshme te qytetareve qe perceptojne se media nuk i ka trajtuar asnjehere keto ceshtje ne kuader te integrimit te Shqiperise ne BE me perqindjen me te larte ne pyetjen rreth menaxhimit te mbetjeve ku 16 per qind mendojne se nuk eshte trajtuar asnjehere si ceshtje.
Ky eshte nje mesazh mjaft i rendesishem per median qe u tregon se duhet ti japin me shume rendesi dhe hapesire kesaj ceshtjeje ne programin e tyre.
Disa nga komentet kryesore qe mblodhem te hapesira per komente te pyetesorit ishin si me poshte
Ka shume ndotje ajri nga makinat fabrikat dhe prishja e parqeve natyrore. Secili duhet te ndergjegjesoje cdo person mbi shkaterrimin e mjedisit.
Shoqeria nuk eshte e kenaqur ka pak parqe dhe mjedise te gjelbra. Mjedisi eshte i rendesishem por ai nuk luan asnje rol rol luajne plotesimi i standardeve politike te kerkuara nga BE.
Prioritet i BE-se jane ceshtjet politike dhe mjedisi eshte ne plan te pare apo te dyte.
Mendimi qe shoqeria shqiptare eshte e pakenaqur me standardet mjedisore ne vend por nga ana tjeter eshte vete shoqeria qe nuk ben perpjekjen me te vogel per tu angazhuar ne mbrojtjen e mjedisit madje e shkaterron gjithnje e me shume.
Ndergjegjesimi mbi mjedisin duhet te behet me ane te politikave te shtetit dhe edukimit apo fushatave ndergjegjesuese si dhe taksa e politika fiskale.
Tani jemi nen piken 0 ne lidhje me mjedisin.
Nje nga pikat qe duhet te plotesohet per integrimin ne BE eshte mjedisi shoqeria civile ne Shqiperi eshte e rendesishme por eshte indiferente.
Bashkimi Evropian duhet te perpiqet me shume ne theksimin e kesaj ceshtjeje ne menyre qe te ndergjegjesohet e gjithe shoqeria mbi kete. Shoqeria shqiptaret nuk eshte e kenaqur por nuk merr masa per ta ndryshuar gjendjen. Ajo pret qe gjendja te rregullohet vete.
Shoqeria civile eshte shume e rendesishme per te ndergjegjesuar por mungon edukimi per te.
Perceptimi publik pergjithesisht tregoi se qytetaret kishin nje doze te larte ndjeshmerie mjedisore.
Ne rast se ju kerkohej te rendisnin problemet me te rendesishme qe hasnin ne jeten e perditshme natyrisht keto ishin problemet ekonomike papunesia rritja e cmimeve apo korrupsioni por nese pyetjet jepeshin me alternativa ku mjedisi ishte nje prej tyre atehere identifikohej pa dyshim si nje nga elementet kryesore problematike qe i duhej kushtuar vemendje nga te gjithe aktoret dhe faktoret shoqerore.
Shpresojme qe keto alarme qytetare nuk do te bien ne vesh te shurdhet dhe e mira e perbashket do te kaperceje interesat e politikes shpesh meskine te dites.
Instituti i Politikave Mjedisore