Konferenca Gjyqësore mund të mblidhet me vetërregullim
16/11/2009 Nishani: Opozita nuk e voton edhe nëse merr pjesë
TIRANË - Katër pikat të cilat iu drejtuan Ministrisë së Drejtësisë nga trupa gjyqësore dhe nga shoqata e gjyqtarëve për të rregulluar draftin për projektligjin e Konferencës Gjyqësore, duket se nuk do të merren për të dytën herë në shqyrtim. Ministria e Drejtësisë është shprehur në një prononcim për median se nga ana e saj ka përfunduar hartimi i draftit dhe janë marrë mendimet e aktorëve të drejtësisë. Në këtë mënyrë ministri Bujar Nishani ka dhënë edhe një përgjigje, e cila lidhet me funksionin dhe mbledhjen e konferencës duke mos u pajtuar me fjalën “ngërç”. Për Nishanin, Konferenca Gjyqësore mund të dalë shumë lehtë nga ky ngërç, dhe kjo vetëm nëpërmjet një vetërregullimi që do të vinte shumë mirë nga drejtuesja e konferencës Shpresa Beçaj, njëkohësisht edhe kryetare e Gjykatës së Lartë. Nga ana e ministrit është shprehur mendimi se edhe më parë konferenca është mbledhur me vetërregullim. Në këtë rast hidhen poshtë të gjitha hamendësimet për një ngërçi, i cili vjen kryesisht nga mungesa e opozitës në Kuvend. Numri një i drejtësisë ka vënë theksin në faktin se opozita nuk mund të diskutohet si një pengesë në këtë rast, pasi edhe me futjen e saj në Kuvend, ajo bën lojë ndryshe. Pra, sipas Nishanit, opozita nuk e voton projektligjin ashtu sikurse ka bërë edhe me projektligjin për Gjykatën Administrative, të cilën vet e kërkoi si domosdoshmëri për të reformuar drejtësinë dhe vet nuk e votoi. Ministria e Drejtësisë ka përfunduar detyrën e saj në draftimin e projektligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare, mbështetur edhe në sugjerimet e bëra nga aktorë të sistemit të drejtësisë si përfaqësues të Konferencës Gjyqësore, shoqatave të gjyqtarëve, Këshillit të Lartë i Drejtësisë, si dhe misioneve të asistencës ndërkombëtare. Duke bërë këtë deklaratë, ministri Nishani i kthen përgjigje edhe trupës gjyqësore me në krye kryetaren e konferencës Shpresa Beçaj, e cila kërkoi nga ministria ndërhyrjen në projektligj dhe rregullimin e tij për ti hapur rrugë mbledhjes së Konferencës Gjyqësore. Fillimisht, ka pasur një ankesë pasi ky ligj u kalua në Parlament, dhe Gjykata Kushtetuese e pezulloi me argumentin se, ligji duhet të kalonte me një shumicë të kualifikuar, 3/5 e votave në Parlamentit, duke e konsideruar këtë si një ligj organik. Që nga ky moment, Ministria e Drejtësisë ringriti një grup pune dhe tashmë ka realizuar draftimin e një projekti të ri, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e interesuar në sistemin e drejtësisë. Nishani deklaroi faktin se projektligji për Konferencën Gjyqësore Kombëtare, ku janë reflektuar të gjitha rekomandimet e grupeve të interesit, mbetet për tu trajtuar në Parlament.