Shëndeti Publik, Korça qytet me ndotje të lartë
Korçë-Korça nuk mund të konsiderohet më si një qytet i pastër, pasi treguesit e ndotjes së ajrit janë në shifra alarmate. Kjo bëhet e ditur nga përgjegjësi i sektorit të higjienës pranë Drejtorisë Rajonale të ShëndetitPublik, Jani Bukuroshi.
Sipas tij pas matjeve të kryera, ndotja nga gricat e imta të pluhrit, si njihen edhe ndryshe pm10 i ka kaluar kufijtë e ndotjes normale.
Nga 70 mikrogram për metër kub, që është dhe norma e lejuar, ajo sot është mbi 90 mikrogram për metër kub. “Kjo është shifër e papranueshme dhe e rendit Korçën si një qytet me tregues ndotjeje të lartë”- thotë ai.
Shkak për këtë bëjnë të ditur të njëjtat burime janë dherat e ndryshëm që nuk janë pastruar pas investimeve të kryera dhe mungesa e larjes së rrugëve me ujë . Kjo ndikon edhe në shtimin e sëmundjeve respiratore, pasigrimcat e imta të pluhrit nuk mund të asimilohen nga mushkëritë dhe për pasojë sjellin probleme të rënda shëndetësore. “Kjo bëhet shkak edhe për rritjen e vdekshmërisë”- thotë specialisti i higjenës.
Për të minimizuar këtë situatë sipas tij, duhet të merren masa të menjëhershme nga pushteti vendor për të disiplinuar ndotjen pas investimeve apo ndërtimeve të ndryshme të kryera në qytet.