E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti, taksat qe kontribuojne me shume

Parashikimi i te ardhurave nga tatimet dhe doganat si zeri kryesor i te ardhurave te buxhetit te shtetit, per periudhen 2009-2011 do te karakterizohet nga nje rritje me ritme te kenaqshme, nga 19.1% e PBB ne vitin 2009, ne 19.2% e PBB ne vitin 2010 dhe ne 19.4% e PBB ne vitin 201, sipas Ministrise se Financave. Ne vlere neto te ardhurat do te rriten nga 225,737 milione leke ne vitin 2009, ne 249,517 milione leke ne vitin 2010 dhe ne 277,022 milione leke ne vitin 2011. Peshen kryesore ne te ardhura do ta mbaje TVSH, taksa e sheshte, tatimi mbi fitimin. Tatimi mbi te ardhurat nga TVSH per gjashtemujorin e dyte te vitit 2008 eshte rritur me 5 miliarde leke, perkatesisht me 4,5 miliarde leke nga TVSH ne import dhe 500 milione leke me shume priten te arketohen nga TVSH e brendshme. Tatimi mbi fitimin eshte rritur me 4 miliarde leke me shume bazuar ne ritmet e larta te rritjes se perfituar gjate pese mujorit te pare te 2008. Tatimi mbi te ardhurat personale eshte rritur me rreth 7 miliarde leke, bazuar edhe per kete ze, ne ritmet e larta te rritjes. Te ardhurat nga taksa doganore, nga pushteti lokal dhe nga kontributet kane mbetur te pandryshuara bazuar ne ecurine e tyre te deritanishme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›