Te perndjekurit, gati 30 milione USD

Buxheti i shtetit do te vere ne dispozicion te demshperblimit te persekutuarve politike afersisht nga 10 milione dollare ne vit gjate periudhes 2009-2011. Ministria e Financave e ka njoftuar shifren per kompensimin e kesaj shtrese ne programin afatmesem te shpenzimeve buxhetore per tre vitet e ardhshme. Sakaq, sipas ligjit
demshperblimi do te shtrihet ne nje periudhe kohore shtatevjecare. Fondet per demshperblimin e te persekutuarve jane percaktuar qe kete vit ne nivelin e 10 milione dollareve. Po kaq parashikohet te vihen ne dispozicion edhe ne buxhetin e 2009-es. Ne baze te ligjit te miratuar ne Kuvend, fondi celet vetem nga Ministria e Financave, pasi kjo e fundit te kete marre ne dorezim kopjen e dosjeve individuale te ish-te denuarve politike qe perfitojne demshperblim. Dhenia e parave ne forme demshperblimi per ish-te denuarit, do te behet nepermjet llogarive bankare, te cilen mund ta terheqin vete ish-te denuarit ose ne rast se humb jeten, shuma terhiqet vetem nga familjaret e tij si bashkeshorti/ja ose femijet. Nese asnje prej tyre nuk eshte gjalle, fondet i kthehen buxhetit te shtetit. Depozitat bankare qe celen ne emer te ish-te denuarit politik behen te disponueshme brenda nje jave nga celja e tyre. Sqarimet ne lidhje me menyren e shperndarjes se parave i ben Ministria e Financave. Per here te pare, ish-te denuarit pritet te marrim kete vit, para si demshperblim per vuajtjet e sistemit. Ndonese prej dy vitesh ne buxhetin e shtetit percaktohet nje kuote per ta, asnjehere leket nuk kane dale nga arka e shtetit. Keshtu ndodhi edhe vitin qe kaloi, ku shuma e percaktuar per kete kategori prej 4 milione lekesh nuk u shpernda. Nga ana tjeter ish-te denuarit jane ankuar per procedurat e percaktuara per te marre demshperblimin. Sipas tyre, formulari tip eshte shume i ngaterruar dhe institucionet i zvarrisin ne plotesimin e dosjes se tyre me dokumente. Nderkohe ne Ministrine e Drejtesise eshte ngritur nje grup pune prej 21 specialistesh, te cilet jane duke u marre me shqyrtimin e kerkesave te depozituara. Sipas procedures dosjet e paraqitura i nenshtrohen shqyrtimit paraprak dhe konkluzionet e tyre iu behen te ditura qytetareve qe kane depozituar kerkesat, brenda nje periudhe kohore te caktuar. Nderkohe qe te gjithe personat qe kane bere edhe kerkesat e tyre njoftohen edhe ne rastet kur dokumentet e dorezuara prej tyre kane mangesi. Pas perfundimit te procedures se trajtimit te dokumentacionit te paraqitur per demshperblimin nga ish-te persekutuarit politike, Ministria e Drejtesise i drejtohet Qeverise me propozime perkatese. Ky proces ka nisur qe prej fillimit te ketij viti dhe fillimisht jane perpiluar kerkesat e para qe jane te pakta ne numer qe u deklaruan fituese te demshperblimit. Gjate seleksionimit jane skualifikuar nje sere dosjesh qe kishin mangesi dokumentacioni dhe qe nuk ishin perfituese.
Ligji i 2007-es, si kompensohen te persekutuarit
Sipas ligjit te miratuar ne muajin nentor, ish-te denuarit dhe te perndjekurit politike do te perfitojne 2 mije leke per cdo dite burg, nderkohe qe ata qe kane qene te internuar ose te rrethuar ne tela me gjemba nga viti 1944 deri ne vitin 1954 do te perfitojne nga 1 mije leke per cdo dite burgim. Ligji "Per demshperblimin e te denuarve politike te regjimit komunist", zevendesoi ne kete menyre ligjin e meparshem, i cili perreth dy vjet ishte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Perfitues sipas ketij ligji jane ish-te denuarit politike te regjimit komunist te periudhes 30 nentor 1944 deri me 01.10.1991, te cilet kane kryer denim penal te padrejte dhe kane vuajtur pjeserisht apo plotesisht denimin e dhene, si dhe familjaret e viktimave te ekzekutuar gjate periudhes 30 nentor 1944 deri me 01.10.1991. Qe prej vitit 1991 kur moren fund persekutimet per motive politike, shtresat e perndjekura per keto motive ende nuk jane rehabilituar financiarisht. Shkaqet lidhen me ndryshimin e legjislacionit, mungesen e fondeve dhe mungesen e dokumentacionit te sakte per nje kategori te madhe te perndjekurish. Shume prej tyre gjate ketyre dekadave te fundit kane humbur jeten pa mundur te rehabilitohen as financiarisht dhe as moralisht nga qeverite pas viteve 1990.
Rreth 2000 persona jane ish te internuar gjate periudhes 1945-1954 qe nuk kane arritur ende te plotesojne edhe formularet per demshperblim. Kjo pasi ne arkivat e Ministrise se Brendshme nuk gjendet dokumentacioni per ta.
Rreth 17500 te perndjekur Politike jane evidentuar nga instituti i ish te Perndjekurve Politike. Kjo liste i eshte derguar edhe Keshillit te Ministrave, perpara se te miratohej ligji i demshperblimit.
1000 leke per dite internimi eshte percaktuar per kategorine e te internuarve ne ligjin per demshperblimin e ish-te perndjekurve. Kjo shume nuk ka nisur te shperndahet per asnje nga kjo kategori.