Meta, ftese Rames per "Prokurorine"
TIRANE - Levizja Socialiste per Integrim leshoi nje tjeter ftese per partine me te madhe opozitare, PS-ne. Kesaj radhe eshte pikerisht projektligji per Prokurorine qe pritet te propozohet nga qeveria "Berisha" motivi i fteses se lidershipit te LSI-se ne drejtim te kreut te opozites, Edi Rama. Ishte vete kryetari i kesaj partie, Ilir Meta, ai i cili ftoi ligjvenesit socialiste qe sebashku me grupin parlamentar te LSI te kundershtojne kete draft. Kundershtine e tij, Meta e bazoi ne qellimin e vertete te ketij projektligji, i cili sipas kreu te LSI-se, konsiston ne moszbardhjen e tragjedise se 15 marsit ne Gerdec. Keshtu, gjate nje interviste per median, kreu Meta kundershtoi projektligjin e maxhorances per prokurorine. Sipas kreut te LSI-se, kjo eshte nje perpjekje e shumices se djathte per te nenshtruar organin e akuzes dhe per te penguar hetimet e Gerdecit dhe aferave te tjera korruptive ne te cilat sipas tij eshte perfshire qeverisja e djathte.
"I gjithe ky shantazh, i gjithe ky presion sigurisht qe zbret tashme drejt Prokurorise, ne menyre qe ajo te dekurajohet per te hetuar sidomos per tragjedine e Gerdecit, por edhe per shume afera kriminale, te cilat po dalin hapur sheshit", vleresoi Meta, lidhur me kete ceshtje. Madje, duke mos kursyer akuzat ndaj qeverisjes se djathte, kryetari i LSI-se vuri ne dukje se "ne fund te fundit perpjekjet e fundit synojne edhe kapjen totale te gjyqesorit nga ana e kryeministrit Berisha". Por pare ne kete kontekst, si dhe duke dashur qe te shprehe vendosmerine e partise se tij per te bere cdo perpjekje qe do te arrinte ne mosmiratimin e nje projektligji te tille, Meta ftoi PS qe te ulet ne diskutime mbi kete ceshtje. Per kete arsye, Meta pohoi se grupi i tij parlamentar eshte i gatshem te ulet me socialistet per te dale me nje qendrim kunder draftit te Ministrise se Drejtesise. "Ne i bejme thirrje Partise Socialiste te distancohet nga marredheniet krejtesisht jo transparente me Sali Berishen. Gjithcka e ka zanafillen ne 21 prill, kur drejtuesit e PS-se genjyen deputetet e tyre dhe bene disa ndryshime kushtetuese te kerkuara nga Sali Berisha, por aspak nga nderkombetaret", deklaroi Meta gjate fjales se tij. Por nga ana e saj, Partia Socialiste ka deklaruar qendrimin e saj kunder nje nisme te tille te qeverise, duke e justifikuar me faktin se projektligji synon pikerisht fshehjen e tragjedise se Gerdecit. Sipas vete kryetarit te PS-se, Edi Rama, pushteti gjyqesor jeton nen kercenimin konstant te forcave qeverisese, ku qeveria harton ne erresire projektligje per t'u mbrojtur nga prokuroria duke izoluar Prokuroren e Pergjithshme dhe duke marre liri e kompetenca qe i takojne organit te akuzes. Madje, qe nenkryetari i grupit kuvendor socialist, Erion Brace ai i cili denoncoi se fundmi perpjekjet e qeverise "Berisha", per t'ia arritur nje qellimi te tille, duke bere me dije se eshte Ministria e Drejtesise, ajo qe po ben gati projektligje per ndryshime ne kete sistem. O.Xhilaga