E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxhetoret ende pa pagat e dhjetorit

Sarande Vonesa

Pas shkundjes se xhepave per pazarin e festes se Vitit te Ri 2011 buxhetoret me kot kane pritur qe dicka te kompensojne nga kjo ditet e para te vitit qe sapo hyri. Ne keto dite atyre u ka ndodhur qe te largohen te deshperuar dhe duarbosh nga bankomatet e operatoreve te ndryshem bankare qe shperndajne pagat e punonjesve buxhetore. Pergjegjesi i deges se Thesarit ne Sarande Dragush Kaso pranon se viti nisi me nje ngerc te tille duke shpjeguar se kjo ka ardhur edhe per shkak te disa diteve radhazi pushim te administratave publike pasi vetem ne daten 3 janar ka nisur puna. Kesaj ai i shton edhe nje arsye me teper qe lidhet me kerkesa te reja ne komunikimin e deges se Thesarit me institucionet buxhetore. Si rrjedhoje punonjesit e nje vargu institucionesh ne Sarande nuk kishin mundesi te terhiqnin pagen e tyre as me 7 janar.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›