E Diel, 1 Nëntor 2026

Zihet me gruan hakmerret duke u hedhur nga trageti

Itali Ngjarja ne tragetin e nje kompanie 8 milje nga brigjet e Barit

Nje 29-vjecar eshte hedhur dje nga trageti ne te cilin udhetonte pasi dyshohet se ishte zene me bashkeshorten per ceshtje familjare. Mediat italiane shkruajne se i riu ishte shtetas me kombesi shqiptare dhe se ngjarja ka ndodhur ne tragetin e kompanise Arberia rreth 8 milje nga brigjet e Barit.

Sipas deshmitareve burri pasi eshte zene me gruan ka veshur nje jelek shpetimi dhe eshte hedhur ne det. Po sipas tyre askujt nuk i kishte shkuar ne mendje se djali do te zgjidhte variantin me te veshtire ate te vetehedhjes nga trageti ndaj dhe kercenimet e tij se do te hidhej nuk ishin marre seriozisht duke pare edhe lartesine e hedhjes apo levizjen me shpejtesi te tragetit. I riu nuk i eshte pergjigjur as lutjeve te bashkeshortes per te mos e kryer kete veprim. Madje ajo eshte shokuar nga shfaqja qe dha burri i saj dhe su ka besuar syve kur e ka pare ate ne uje.

Qe nga ai moment rreth ores 2400 te mbremjes se djeshme nuk ka njoftime per ate qe mund te kete ndodhur me te riun shqiptar.

Alarmi eshte dhene nga drejtuesit e tragetit qe ben linjen Bari-Durres teksa ata u lajmeruan per sa ndodhi nga pasagjeret e alarmuar.

Ne kerkim te 29-vjecarit jane vene kater skafe dhe nje helikopter i Guardia di Finanza por deri tani nuk ka asnje te dhene per fatin e te riut.

Policia italiane po kontrollon te gjithe bregun dhe vendin ku u hodh ne emer te dashurise i riu shqiptar. Sipas mjekeve ne kushtet e te ftohtit trupi i njeriut mund te rezistoje vetem dy ore ne det por ende shpresohet se i riu mund te kete mbijetuar.

Nderkohe qe jane njoftuar dhe tragetet e tjere qe kane kaluar ne zone per te pare nese gjenden gjurme te shqiptarit.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›